LAJMI I FUNDIT:

10 miliardë euro nga diaspora

10 miliardë euro nga diaspora

Më shumë se 10 miliardë euro llogaritet të jetë shuma e mjeteve që bashkatdhetarët tanë, të cilët jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës, kanë dërguar në vendin tonë nga përfundimi i luftës e deri më tash. Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të BQK-së shihet se nga vitit 2004 e deri në fund të muajit maj të këtij viti shuma e mjeteve, e dërguar nëpër rrugë zyrtare, është rreth 6.3 milionë euro. Ndërkaq, nga viti 2000 e deri në fund të vitit 2003 nuk ka statistika rreth dërgesave të mjeteve.

Gjermania edhe më tutje mbetet shteti prej të cilit më së shumti mjete dërgohen në vendin tonë, duke u pasuar nga Zvicra, Italia, Austria, etj.

Sipas të dhënave të BQK-së, nga viti 2004 e deri më tash nga Gjermania bashkatdhetarët tanë kanë dërguar në Kosovë gati një miliard euro, ndërkaq nga Zvicra janë dërguar rreth 600 milionë euro. Sipas shumës Italia radhitet e treta për nga dërgesat me rreth 200 milionë euro, ndërkaq në vendin e katër vjen Austria me 140 milionë euro. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Ekonomi
Kalo në kategori