LAJMI I FUNDIT:

10 miliardë euro investime në energjetikë

10 miliardë euro investime në energjetikë

Kroacia do të investojë rreth 10 miliard euro në sektorin e energjisë deri në 2020, me synim për të dyfishuar kapacitetin e instaluar, tha ministri i ekonomisë, Damir Polancec. Ministri shtoi se 4.5 miliard euro do të përdoren për prodhimin e energjisë.

“Ky është gjithashtu një tregues që sektori i energjisë do të jetë një motor i ekonomisë dhe kjo do të ketë një kontribut domethënës në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në periudhën në vijim”, tha Polancec.

Polancec tha se strategjia synon “në sigurimin e ofertës, konkurrueshmërinë e sektorit të energjisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm për prodhimin e energjisë”.

Strategjia gjithashtu thekson ndërtimin e kapaciteteve të reja për energjinë termale dhe ujore, si dhe burimet e energjisë së rinovueshme, rrugë të reja gazsjellëse dhe një terminal të ri me gaz të lëngshëm në bregdetin Adriatik.


Për më tepër, ai tha se qeveria kroate do të hedhë sytë drejt kapitalit privat për projekte energjie me shkallë të gjerë.