LAJMI I FUNDIT:

1 miliardë dollarë për rrugët, Durrës-Kukës merr 350 milionë

1 miliardë dollarë për rrugët, Durrës-Kukës merr 350 milionë

Viti 2009 do të jetë një vit i rëndësishëm në realizimin e programit të investimeve, ka deklaruar Ministri shqiptar i Financave Bode.

Vendi pritet te përfundojë projektet e mëdha te infrastrukturës dhe si e tille, rritja e te ardhurave bazuar ne ritmiken e viteve te fundit do te përdoret kryesisht në këtë drejtim. Investimet ne infrastrukture do te jene mbi 7.5 % te PBB – se pjesa qe do te destinohet për investime publike.

Vetëm për rrugën Durrës-Kukës do të investohen rreth 350 milionë dollarë. Buxheti 2009 pritet te arrijë në më shumë së 5 miliardë dollarë dhe investimet ne infrastrukture pritet te jenë serish më shumë së 1 miliard USD sipas projeksioneve paraprake të ministrisë se Financave