LAJMI I FUNDIT:

​Veseli nga Ferizaj: Do krijomë lehtësira për plasimin e prodhimeve në tregjet e huaja

​Veseli nga Ferizaj: Do krijomë lehtësira për plasimin e prodhimeve në tregjet e huaja

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, në takimin e sotëm me ndërmarrës të Komunës së Ferizajt ka prezantuar platformën katërvjeçarë për ekonomi, i cili theksoi se pikërisht lufta kundër korrupsionit ndërlidhet drejtpërdrejt me konkurrencën e lirë për të bërë biznes në Kosovë.

Veseli theksoi se është i vetëdijshëm për barrierat që kanë aktualisht bizneset në vend, dhe në Ferizaj, ndërsa premtoi se me qeverisjen e tij do të krijohen lehtësira për plasimin e prodhimeve vendore në tregjet e rajonit dhe më gjerë.

“Platforma ime programore për katër vitet e ardhshme konsiston pikërisht në këtë, në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, që ka të bëjë drejtpërdrejt me shanset e barabarta, që është konkurrenca e lirë, pra është një nga elementet kryesore për me pasur perspektivë për zhvillim ekonomik. Unë e di që shumë ndërmarrës aktualisht kanë probleme, që kanë të bëjnë me çështjet pronësore-juridike. Pra, kjo është arsyeja e masave antikorrupsion”, tha Veseli.


Ai gjatë një bashkëbisedimi me ndërmarrësit e Ferizajt, tha se kur është ekonomia e fuqishme, edhe shteti është dinjtoz.

“Kur është ekonomia e fuqishme, shteti është më dinjitoz, që nga punonjësit arsimor, shëndetësor, policia deri tek ushtria. Sovraniteti dhe integriteti jonë territorial është më i pa cenuar dhe më i siguruar. Ajo për çka ne të gjithë angazhohemi, është ta kemi një shtet, i cili është sovran, i dinjitetshëm i fuqishëm brenda, me mirëqenie më të mirë për qytetarët. Kjo është ajo që më 6 tetor t’i japim një perspektivë përmes këtij koncepti, të cilin ne e kemi ndërtuar së bashku me ju… Duke parë se cilat janë sfidat e tyre (bizneseve), dhe problemet, ndërsa për me pasur perspektivë më shumë përmes jush, ndërmarrës. Pse Ferizaj, për arsye se është shembull, është befasia e Kosovës pas luftë”, deklaroi Veseli.

Ndërsa, biznesmenët, si problemore për zhvillimin e veprimtarisë së tyre ngritën çështje e mungesës së energjisë elektrike, tatimeve dhe pengesat për eksportimin e prodhimeve vendore jashtë shtetit, raporton KosovaPress./kp/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Magazina
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Amerika
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Kalo në kategori