Kuvendi i Republikës së Kosovës sot në orën 10:00 do të mbajë vazhdimin e seancës plenare.
Në këtë seancë janë paraparë të shqyrtohen një sërë pikash që nuk kanë përfunduar në seancat e mëparshme, përfshirë ato të 30 janarit dhe 8 shkurt 2019.
Rendi i ditës
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
Shqyrtimi i dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,
Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,
Emërimi i 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
Shkarkimi i një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
Zgjedhja e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,
Emërimi i anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,
Emërimi i Kryesuesit dhe të një (1) anëtari të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
Emërimi i Drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe verifikim të Pronës,
Votimi për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,
Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019,
Votimi i kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sipas kërkesës së GP të PSD-së,
Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (2) dy anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 30 janar 2019:
Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,
Votimi i Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e asociimit në organizata joqeveritare,
Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.
Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.
Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
Votimi në parim i Projektligjit për peticione,
Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,
Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
Votimi në parim i Projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar,
Votimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,
Votimi në parim i Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve.
Pika e papërfunduar nga seanca jashtëzakonshme, mbajtur më 8 shkurt 2019:
Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/
Foto: Arkiv
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Konjuca: Festa e 9 Majit dëshmi e vendosmërisë së Kosovës në rrugën euro-integruese
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?