LAJMI I FUNDIT:

​Sonte Norrkoping-Prishtina, kryeqytetasit dinjitetshëm drejt historisë

​Sonte Norrkoping-Prishtina, kryeqytetasit dinjitetshëm drejt historisë

Pas Trepçës ’89, është FC Prishtina skuadra e dytë që do ta përfaqësojë vendin tonë në garat evropiane.

Klubi më i trofeshëm në vendin tonë, sonte në Suedi përballet me Norrkoping, në ndeshjen e parë kualifikues për Europa League.Kryeqytetasit të vetëdijshëm për sfidën e vështirë që i pret, tashmë të motivuar maksimalisht e të përgatitur mirë e presin ballafaqimin më Norrkoping, skuadër kjo më nam në futbollin suedez.


Arsim Thaçi, trajner i Prishtinës, thotë se është i vetëdijshëm se dueli me skuadrën suedez do të jetë ndeshje e vështirë, por sipas tij, prishtinasit në këtë takim udhëtojnë të përgatitur të mirë e të mobilizuar maksimalisht për të marrë rezultat të favorshëm. Ai thekson se në radhët e skuadrës së tij, ka lojtarë më përvojë ndërkombëtare, por Thaçi beson se futbollistët që do të jenë në terren do të japin maksimumin në mënyrë që të prezantohet sa më mirë skuadra e Prishtinës dhe në përgjithësi futbolli i Kosovës.

“Nëse flasim për kundërshtarin, atëherë normal se kemi një kundërshtar mjaft të fortë që viteve të fundit ka dominuar në futbollin suedez. Kemi marrë të gjitha informatat rreth kundërshtarit, është një kompani që na ka ofruar qasje në analizuat dhe mënyrën e lojës për të parë përparësitë dhe dobësitë ku i ka kundërshtari, dhe normal përparësia është se ne futbollistë të cilët kanë luajtur në ato nivele siç është Armend Dallku, Debatik Curri, Liridon Leci e tjetër, kështu që do të shohim më gjithë përvojën e këtyre lojtarëve dhe ta prezantojmë futbollin e Kosovës, në Suedie në këto aktivitete në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Thaçi.

Ndeshja mes Norrkoping dhe Prishtinës nis në orën 20:00, kurse, takimi i kthimit luhet më 6 korrik në “Adem Jashari”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Sensacioni më i ri i Liverpoolit i cili ka shënuar 90 gola ka nënshkruar kontratë profesionale

Sensacioni më i ri i Liverpoolit i cili ka shënuar 90 gola ka nënshkruar kontratë profesionale

Premier League
Kalo në kategori