LAJMI I FUNDIT:

​Sanchez ‘kërcënon’ Arsenalin: Shikojeni ofertën e Juventusit

​Sanchez ‘kërcënon’ Arsenalin: Shikojeni ofertën e Juventusit

Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez gjatë këtij muaji mund të largohet nga Londra.

Kiliani ka kërkuar që të gjejë marrëveshje të re me ‘Topçinjtë’, por këta të fundit janë treguar neglizhente, dhe sipas mediave britanike, ish-futbollisti i Barcelonës është duke menduar largimin nga ‘Emiratës’, transmeton KosovaPress.

Sanchez prej kohësh është i lidhur me kalimin tek Real Madridi, por thuhet se Juventusi ka hyrë në garë për reprezentuesin e Kilit, të cilin kampionët e Italisë do të provojnë ta bindin deri në fund të këtij muaji, kur edhe mbyllet tregu i verës.


Raportohet se Torino është destinacion i mundshëm i Sanchezit, madje, mësohet se lojtari ia ka bërë të qartë Arsenalit së dëshiron largimin si dhe ka kërkuar që klubi anglez ta shqyrtojë ofertën e Juventusit.