LAJMI I FUNDIT:

​Putin: Evropa do të ndihmojë kthimin e refugjatëve në Siri

​Putin: Evropa do të ndihmojë kthimin e refugjatëve në Siri

Nëse refugjatët sirianë duan të kthehen në shtëpitë e tyre, vendet evropiane duhet të ndihmojnë në rivendosjen e tyre në Siri, tha sot Presidenti rus, Vladimir Putin.

Në një konferencë të përbashkët të shtypit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Soçi, ai bëri thirrje për depolitizimin e rindërtimit të Sirisë.


Putin një ditë më parë në Soçi ka takuar edhe presidentin sirian, Bashar Al Asadi i cili është fajtor për vdekjen e më shumë se 300 mijë sirianëve, dhe zhvendosjen e miliona të tyre.

Gjermania është shteti evropian që ka pranuar numrin më ët madh të refugjatëve sirianë, ndërsa pas arritjen së marrëveshjes me BE-në, Turqia ka ndalur kalimin e sirianëve drejt vendeve evropiane. /kp/Telegrafi/