LAJMI I FUNDIT:

​Presidentja kroate i premton Thaçit mbështetjen e Kroacisë

​Presidentja kroate i premton Thaçit mbështetjen e Kroacisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas ceremonisë së inaugurimit, ka pritur në takim bilateral Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Sipas një njoftimi, në këtë takim, presidenti Thaçi ka falënderuar atë për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës në periudha të ndryshme.


“Unë dhe populli i Kosovës jemi mirënjohës për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë vendit tonë. Prania e juaj sot këtu dëshmon këtë përkushtim”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, sipas njoftimit, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka uruar presidentin Thaçi për marrjen e postit të ri, duke i siguruar mbështetje të plotë dhe bashkëpunim ndërshtetëror për të gjitha çështjet me interes të të dyja vendeve.

“Urime të përzemërta për postin e ri. Do të keni mbështetjen time të plotë dhe të popullit kroat”, ka thënë ajo.

Presidenti Thaçi është duke zhvilluar edhe takime të tjera bilaterale me disa prej delegacioneve shtetërore që ishin të pranishme në ceremoninë e inaugurimit të sotëm. /Telegrafi/