Një aeroplan i kompanisë kubane ”Cubana de aviacion” me 104 pasagjerë në bord u rrëzua sot pak kohë pas nisjes nga aeroporti ”Jose Marti” i Havanës, duke shkaktuar një numër të madh viktimash.
Tre persona kanë mbijetuar dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.
”Ka ndodhur një aksident i tmerrshëm. Informacionet e deritanishme nuk janë inkurajuese. Besohet se ka një numër të madh viktimash”, u shpreh për median presidenti kuban Miguel Diaz-Canel, i cili mbërriti menjëherë në zonën e aksidentit, transmeton ATSH.
Diaz-Canel përmendi praninë në bord të nëntë anëtarëve të ekuipazhit shtetas të huaj.
Burime nga aeroporti dhe disa dëshmitarë okularë u shprehën për median se avioni “Boeing 737” u rrëzua pak pas ngritjes nga pista e aeroportit, në momentin e marrjes së kthesës së parë.
Avioni është rrëzuar në një fushë në afërsi të aeroportit, nga ku u dallua një re e dendur tymi, përpara se të mbërrin forcat zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit.
Televizioni shtetëror njoftoi se avioni ishte marrë me qera nga kompania ajrore ”Cubana de aviation”, por pa specifikuar pronarin e saj.
Aksidenti i fundit ajror u shënua në Kubë në prill të vitit 2017, ndërsa një avion transporti i forcave të armatosura u rrëzua me tetë persona në bord në një rajon malor në perëndim të vendit.
Në vitin 2010, një avion “ATR-72” i kompanisë kubane ”Aerocaribbean” që lidhte Santiagon me Havanën, u rrëzua në qendër të ishullit, ku vdiqën 68 persona, përfshirë 28 të huaj. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Filmohet një krijesë e frikshme në një thellësi prej 1000 metrash në Oqeanin Paqësor
Ratko Mlladiq kërkoi të lirohet me kusht – siç pritej, refuzohet kërkesa e kriminelit të luftës
Pas kërkesës për urdhërarrest për Netanyahun, Biden thotë se veprimi i Izraelit në Gaza nuk është gjenocid
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251