LAJMI I FUNDIT:

​Kina e pa interesuar për paktin SHBA-Rusi për kontrollimin e armëve bërthamore

​Kina e pa interesuar për paktin SHBA-Rusi për kontrollimin e armëve bërthamore

Kina nuk është e interesuar të negociojë me SHBA-në për kontrollimin e armëve bërthamore, deklaroi sot ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi nga qyteti rus i Soçit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sugjeruar se SHBA-ja mund të arrijë një marrëveshje mbi kontrollimin e armëve me Rusinë dhe Kinën, ndërkohë që Uashingtoni del nga traktatit dypalësh me Moskën që kufizonte armët bërthamore që prej epokës sovjetike.

“Kina nuk është e interesuar dhe nuk e konsideron të nevojshme që t’i bashkohet këtyre negociatave mes SHBA-së dhe Rusisë”, tha Wang në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov dhe me shumë mundësi edhe me presidentin Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij të parë si kryediplomati i SHBA-së në Rusi./ATSH/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori