LAJMI I FUNDIT:

​Franca, Gjermania, SHBA-ja dhe Kanadaja mbështetin hetimet e Londrës në çështjen Skripal

​Franca, Gjermania, SHBA-ja dhe Kanadaja mbështetin hetimet e Londrës në çështjen Skripal

Franca, Gjermania, SHBA-ja dhe Kanadaja njoftuan sot në një deklaratë të përbashkët se kanë krejtësisht besim në përfundimet e policisë britanike në hetimin për helmim me Noviçok në mars të një ish-agjenti rus në Angli.

“Ne kemi krejtësisht besim në përfundimet britanike sipas të cilave dy të dyshuarit ishin oficerë të shërbimeve sekrete ushtarake ruse dhe ky operacion me shumë mundësi është miratuar në një nivel shumë të lartë të qeverisë (ruse)”, deklarojnë krerët e katër fuqive perëndimore në një komunikatë të publikuar nga “Downing Street” dhe e firmosur gjithashtu nga Londra, një ditë nga lëshimi i mandatarresteve evropiane kundër dy personave.

“Ne i kërkojmë Rusisë t’i japë OPCW-së (Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike) informacione të plota në lidhje me programin e saj Noviçok”, theksohet në këtë deklaratë.


Londra konsideroi sot presidentin rus, Vladimir Putin si përgjegjës për helmimin e Serguei Skripal dhe të vajzës së tij Julia, më 4 mars në Salisburi, në jugperëndim të Anglisë. Një ditë më parë, kryeministrja britanike Theresa May kishte pohuar para Parlamentit se sulmi ishte përgatitur nga dy oficerë të shërbimve sekrete ushtarake ruse (GRU). /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
Kalo në kategori