LAJMI I FUNDIT:

​FBK falënderon basketbollistët që kanë pranuar të veshin fanellën e Kosovës

​FBK falënderon basketbollistët që kanë pranuar të veshin fanellën e Kosovës

Në prag të fillimit të Kampionateve Evropiane për grup-mosha të reja dhe fillimit të përgatitjeve të Kombëtares A të Kosovës për kualifikimet për Eurobasket 2017, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dëshiron që publikisht të falënderojë të gjithë ata lojtarë që i janë bashkëngjitur ekipeve kombëtare ose kanë pranuar ftesat për të qenë pjesë e këtyre ekipeve.

FBK ka tentuar që të mbledhë të gjithë lojtarët më të mirë me prejardhje kosovare dhe dëshiron të bën të qartë për opinion se ka kontaktuar në mënyra të ndryshme me secilin lojtar që ka prejardhje ose lidhje me Kosovën, për të cilin shtabet profesionale të ekipeve kombëtare kanë qenë në dijeni.

Për ne është nder i veçantë dhe njëkohësisht përgjegjësi e madhe që gjithsej katër lojtarë me prejardhje nga Kosova dhe me shtetësi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë pranuar të jenë pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe jemi duke bërë maksimumin që ata ti pajisim me shtetësi dhe pasaportë të Kosovës, për çka e falënderojmë Presidencën e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.


Njëkohësisht dëshirojmë të sqarojmë me arsye dhe me arsyetime të ndryshme lojtarë të lindur në Kosovë ose me prejardhje nga Kosova, nuk kanë marrë pjesë në tubimet e ekipeve kombëtare.

Në këtë grup ka lojtarë që luajnë në kolegje të ndryshme në SHBA dhe lojtarë që kanë luajtur ose luajnë për ekipet kombëtare në Turqi, Finlandë, Gjermani, Austri dhe shtete tjera evropiane.