Populli i Kosovës e meriton të trajtohet si shtetet, kjo nënkupton liberalizim të vizave, udhëtimin në BE pa viza dhe rrugë të qartë drejt NATO-s dhe BE-së. BE-ja e di që Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave dhe shpresoj që t’iu hapë dyert shumë shpejt.
Kështu ka deklaruar kongresisti amerikan, Eliot Engel në manifestimin që është mbajtur për nder të ditës së pavarësisë së SHBA-së.
“Populli i Kosovës e meriton të trajtohet si shtetet përreth jush dhe kjo nënkupton liberalizim të vizave, udhëtim në BE pa viza dhe rrugë të qartë drejt NATO-s dhe BE-së. BE-ja e di që Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave dhe shpresoj që t’ju hapë dyert shumë shpejt”, tha ai.
Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke theksuar përurimin e ambasadës së re në këtë përvjetor të pavarësisë së SHBA-së, tha se kjo tregon përkushtimin e SHBA-së për paqe dhe zhvillim të Kosovës.
Sipas të parit të vendit, nga sot Kosova është dhe më e sigurt dhe më krenare. Mes tjerash, Thaçi përmendi arritjet dhe sfidat në të cilat po përballet Kosova.
“Është kënaqësi e veçantë që këtë 4 Korrik të festojmë duke hapur ambasadën e re Amerikane në Kosovë. Kjo ndërtesë dhe misioni i saj, tregon më shumë përkushtimin e SHBA-së për paqe dhe zhvillim të Kosovës. Kjo shtëpi është fanar që gjithmonë do të tregon drejtimin e duhur të shtetit tonë. Drejtimin euroatlantik. Nga sot Kosova është dhe më e sigurt dhe më krenare. Nga rrënojat e luftës kemi ndërtuar një shoqëri të re, një shtet të ri, Kosovën që është shtëpi dhe atdhe për gjithë qytetarët e saj pa dallim përkatësie etnike. Një shtet në rrugë të sigurt për t’u bërë anëtar i NATO-s dhe BE-së. Prandaj jemi të përkushtuar që të punojmë me një qeverisje më efektive në luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizimit. Mundësitë e krijimit të reja të vendeve të punës. Mos largimit të qytetarëve nga Kosova, rritjen e koncensuesit kosovar, ndërtimin e fqinjësisë me gjitha vendet dhe përfundimisht tejkalimin e izolimit të Kosovës. Të ndërtojmë një vend të shpresës dhe besimit, e jo të dilemave dhe mos besimit”, tha presidenti Thaçi.
Kurse, ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett mes shumë porosish për qytetarët kosovarë, tha se duhet të gjendet rruga për t’u kthyer në tryezën e negociatave me Serbinë.
Ndërsa për përurimin e ambasadës së re, u shpreh ajo është simbol i përkushtimit ndaj partneritetit të qëndrueshëm me Kosovën.
“Qytetarë të Kosovës, amerikanët kurrë nuk i ndalojnë përpjekjet për të ardhmen më të mirë, e as ju nuk duhet të ndaleni. Kam besim të plotë në aftësinë e prijësve dhe qytetarëve të këtij vendi të madh për të vazhduar përparimin. Për të çliruar energjinë e sektorit tuaj privat. Për të luftuar korrupsionin dhe forcuar sundimin e ligjit. Për të ndërtuar mirëbesimin ndërmjet komuniteteve. Dhe për të gjetur rrugën për tu kthyer në tryezën e negociatave me Serbinë, për të ndërtuar paqe të qëndrueshme”, tha ai, raporton KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania