Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me përurimin e ndërtesës së re Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, SHBA-të  janë bërë me shtëpi të re.

Thaçi ka pohuar se, shtëpia e vërtetë e çdo amerikani është në zemrat tona.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë me shtëpinë e re, me ndërtesën e re të ambasadës në Kosovë. Por, shtëpia e vërtetë e çdo amerikani është në zemrat tona, në zemrën e çdo kosovari. Zoti i bekoftë popujt tanë dhe miqësinë tonë të përjetshme”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Përurimi i objektit të ri të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë është bërë në 243 vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.

Në ceremoninë e përurimit ka marrë pjesë  ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, njëherësh kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, si dhe krerët shtetëror të Kosovës.

Përurohet objekti i ri i Ambasadës së SHBA-së, Kosnett thotë se do të jenë me Kosovën në secilin rrugëtim (Video) Përurohet objekti i ri i Ambasadës së SHBA-së, Kosnett thotë se do të jenë me Kosovën në secilin rrugëtim (Video)

Ndërtimi i objektit të ri të ambasadës është bërë në hapësirën prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, tokë kjo që i është dhënë ambasadës në shfrytëzim për 99 vjet.

Njëherësh kjo është ambasada më e madhe në Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/