Është publikuar raporti i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë mbi gjykimet për krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë në vitin 2016 “Koha kalon, drejtësia për Krimet e Luftës zbehet”.
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, tha se është tejet evidente që Kosova ka infrastrukturën për të bërë gjykimin e krimeve por që mbetet ende shumë për të bërë.Ajo tha se deri në zhdukjen e këtyre krimeve nuk duhet të jemi të qetë.
Sa i përket krimeve të luftës, Hoxha shtoi se është e dhimbshme që edhe pas 18 viteve, të gjithë familjarët nuk e dinë të vërtetet. Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se të flasësh për luftën nuk është e lehtë, pasi kjo luftë e la Kosovën me mbi 12 mijë të vrarë dhe mbi 6 mijë të zhdukur.
“Ne jemi dëshmitarë që familjarët e këtyre kërkojnë drejtësi. Njerëzit nuk e kanë të lehtë të harrojnë se çfarë iu ka ndodhur familjarëve të tyre. Pajtimi dhe zgjidhja e konfliktit nuk është e lehte. Gjeneratat e reja e meritojnë të rriten me të ardhmen dhe jo me urrejen. Askush nuk mund të ndryshoj të kaluarën, por duhet të gjejmë të vërtetën. Drejtësia duhet të jetë e paanshme”, tha ai.
Shefja e divizionit ekzekutiv të EULEX në Kosovë, Katja Dominik, tha se kërkimi i të vërtetës dhe pajtimit është gjithmonë i vështirë, e sidomos një vend që ka përjetuar dhunë.
Ajo bëri të ditur se EULEX ka gjykuar 38 krime të luftës, por që tha se proceset kanë zgjatur.Ndërsa, Anka Kurteshi-Hajdari, koordinatore e projektit, bëri prezantimin e raportit vjetor: “Koha kalon, Drejtësia për Krime Lufte zbehet”, ku tha se viti 2016, nuk sjellë shumë optimizëm që drejtësia do të vihet në vend dhe se do të përmbushe pritjet e viktimave, respektivisht familjarëve të tyre.Ajo bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar kanë pasur katër gjykime për krime lufte në shkallën e parë, si dhe katër gjykime të tilla në shkallën e dytë, pranë Gjykatës së Apelit. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe