LAJMI I FUNDIT:

​Apeli kthen në rivendosje ekstradimin e priftit anglez, që Britania po e kërkon për pedofili

​Apeli kthen në rivendosje ekstradimin e priftit anglez, që Britania po e kërkon për pedofili

Kolegji gjyqësor i Gjykatës së Apelit ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 21.06.2016, në bazë të te cilit ishte refuzuar kërkesa e prokurorisë për ekstradimin e shtetasit britanik A. Ch. K. S.

“Çështja i është kthyer serish të se njëjtës gjykatë për rivendosje ndërsa të kërkuarit i është vazhduar paraburgimi.
Personi në fjalë po kërkohet nga ana e Britanisë se Madhe për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale marrëdhënie seksuale anale në kundërshtim me nenin 12 (1), të Ligjit mbi Krimet Seksuale të Anglisë (1956) , gjashtë vepra penale sulm i pahijshëm mbi një person mashkull, nga neni 15(1) i të njëjtit ligj, si dhe imoralitet me një fëmijë, nga neni 1 i Ligjit mbi Imoralitetin me fëmijë (1960)”, thuhet në njoftimin për media.


Gjykata e Apelit gjati se ankesa e prokurorisë kundër aktvendimit të shkallës se parë është e bazuar.
Kjo për faktin se vendimi i në fjalë nuk është i bazuar, ngase aplikimi i ligjit penal vendor është i gabuar, dhe nuk janë dhënë arsye të qarta sa i përket skadimit të afatit të parashkrimit të veprave penale, për te cilat po kërkohet shtetasi britanik.

Në procedurë te rivendosjes gjykata themelore duhet të jep arsye të qarta se sipas cilit ligj vendor parashihen këto vepra penale duke i pasur parasysh ndryshimet e disahershme të Kodit penal dhe pastaj për secilën vepër veç e veç të përcaktoj se a ka skaduar afati i parashkrimit që nga koha e kryerjes se tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
LDK e AAK i bënë

LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Diell dhe vranësira, pasdite rrebeshe shiu

Diell dhe vranësira, pasdite rrebeshe shiu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Kalo në kategori