LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e dyfishtë në Durrës, ekspertiza mjeko-ligjore: Ish-efektivi i Policisë u qëllua me 20 plumba (Video)

Vrasja e dyfishtë në Durrës, ekspertiza mjeko-ligjore: Ish-efektivi i Policisë u qëllua me 20 plumba (Video)

Ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore për Ervin Dalipajn, i cili u vra gjatë atentatit në Sukth mesditën e sotme (e martë). Në trupin e Dalipajt u gjetën rreth 20 plumba, pjesa më e madhe e të cilave e kishin prekur në kraharor dhe në kokë.

Atentatorët kishin qëlluar me 50 plumba kallashnikovi automjetin Audi ku udhëtonin dy viktimat. Pjesa më e madhe e plumbave ishin qëlluar nga ana e shoferit, çka shton dyshimet se shënjestër ka qenë drejtuesi i mjetit. Dyshohet se makina drejtohej pikërisht nga Ervin Dalipaj.


I vdekur mbeti edhe miku i tij që ndodhej në automjet, Juxhin Dauti. Makina e tyre ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Durrësit ku dhe po kryhen ekspertimet e nevojshme, njofton Noa.al.

Rreth orës 13: 55, në afërsi të vendit të quajtur Mbikalimi i Sukthit, janë vrarë me armë zjarri, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj. Viktimat kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip Audi, kur janë qëlluar nga persona të paidentifikuar. Ish- oficeri Ervin Dalipaj, i cili ka qenë shef i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës ishte shpallur në kërkim që prej janarit të vitit 2016, lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në Durrës, i cili u gjet i lidhur dhe i torturuar në një kanal pranë Fushë Krujës.

Dyshimet paraprake flasin për një atentat mafioz, pasi dyshohet se viktimave u është bërë pritë nga një makinë e cila ka qenë në ecje pas mjetit të shënjestrës. Ervin Dalipaj akuzohet se ka bashkëpunuar me të dyshuarin Denis Shtraza në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut. Nga hetimet e kryera është konstatuar se Ervin Dalipaj, i përjashtuar nga policia në vitin 2013, ka bashkëpunuar me Denis Shtrazën në vrasjen e Çollakut.

Ervin Dalipaj ka qenë shef i Sektorit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme Tiranë deri në tetor 2013, kur u shkarkua nga detyra me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe të “rrjedhjes së informacionit”. Ai u akuzua asokohe se kishte refuzuar urdhrin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, sipas të cilit duhet të mbylleshin të gjitha kazinotë në vend.

Ish-efektivi i Policisë që u vra në Durrës, e kishte arrestuar babanë e ministrit Tahiri dhe ishte në kërkim si bashkautor në vrasje
Lexo po ashtu Ish-efektivi i Policisë që u vra në Durrës, e kishte arrestuar babanë e ministrit Tahiri dhe ishte në kërkim si bashkautor në vrasje

Ndërsa viktima e dytë Juxhin Dautaj ka qenë i akuzuar për vrasje në vitin 2012. Ai akuzohej për vrasjen e Fation Bamit, ish kampion i bilardos në Vlorë, i cili u qëllua në mjetin e tij me tre plumba. Ai ishte dërguar urgjent në spital por gjendja e tij shëndetësore ishte tepër e rëndë dhe mjekët nuk kanë mundur t’i shpëtojnë jetën.

Policia e Vlorës kishte njoftuar se e kishte identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe tashmë e kishte shpallur në kërkim. Bëhet fjalë pikërisht për Juxhin Dautin, 21 vjeç, banues në lagjen “Hajro Cakërri”, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe i ekzekutuar mesditën e sotme. Gjithashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një grindje të çastit dhe se viktima dhe autori i dyshuar kanë qenë në marrëdhënie shoqërore me njëri-tjetrin.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Lajme
Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Lajme
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Kalo në kategori