LAJMI I FUNDIT:

Vllasi: U plagosa nga një atentator i porositur

Vllasi: U plagosa nga një atentator i porositur

Avokati Azem Vllasi pas sulmit që i ndodhi në orët e mëngjesit ka treguar sulmuesi kishte një armë zjarri me silenciator dhe sipas karakteristikave ishte një atentator i porositur”.

Vllasi u plagos të hënën në mëngjes, nga një person, për të cilin policia është vënë në ndjekje.


Avokati Vllasi është shtrirë në QKUK në Prishtinë, por mjekët thonë se jeta e tij është jashtë rrezikut.

“Para orës 8 në mëngjes dikush i ra ziles. Dola. Një person mbante letra në dorë. Tha se kishte një problem pronësor. I thash se këto unë nuk i punoj dhe që të shkojë në rrugën përballë tek një tjetër avokat. A ka ardhur nga Gjermania apo e ka dërguar dikush, nuk e di. Kam hyrë të shkruaj në një copë letër numrin dhe t’ia japë. Kur kam dalë ai më ka sulmuar tek dera me një revole me silenciator, evidente i përgatitur, më ka sulmuar dhe më ka qëlluar në krah e pastaj iku”.

“Sipas të gjitha karakteristikave ai ishte një atentator i porositur. Pse dhe nga kush, hetimet do të tregojnë. Në bazë të punës sime profesionale, nuk kam dhe nuk kam pasur asnjë problem me askënd. Familja ime nuk ka problem dhe as kontest me asnjeri. Nuk e di se çka të mendoj dhe nuk dua të hamendësoj. Hetimet do të tregojnë çdo gjë”, tha Azem Vllasi për Radion Evropa e Lirë.

Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori