LAJMI I FUNDIT:

Vllasi: Turp për Jahjagën që nuk e përmendi Luginën e Preshevës

Vllasi: Turp për Jahjagën që nuk e përmendi Luginën e Preshevës

Azem Vllasi, këshilltar i Qeverisë së Kosovës për politikë të Jashtme, thotë se takimi i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, me atë të Serbisë Tomislav Nikolic, ishte një gjest më shumë protokolar dhe simbolik, pa përmbajtje esenciale politike.

“Qëllimi ishte që të dyja palët të demonstrojnë vullnet për vazhdimin e dialogut… Secili u deklarua me pozicionet e njohura për opinionin: Nikolici tha se Kosova nuk është shtet; ndërsa Jahjaga tha se Kosova është shtet. Gjëra këto jo të reja. Sido që të jetë, kryetari i Serbisë u takua me Kryetaren e shtetit të Kosovës në vendin e tretë, në qendrën e diplomacisë evropiane dhe kjo vetvetiu e ka domethënien e vet”, tha Vllasi për Presheva Jonë.

Sipas tij, është e pakuptueshme se pse pala kosovare, si palë e dëmtuar në konflikt me Serbinë, në biseda nuk shtron kurrfarë kushtesh.


“Mendoj se takimi në Bruksel ishte rast i mirë që Atifete Jahjaga të kërkonte nga presidenti serb që ai publikisht aty të depononte një deklarim apo premtim publik… që Serbia do ta heq nga Kushtetuta Kosovën dhe se kur do ta njoh formalisht Kosovën si shtet. Pa u shtruar kjo çështje, bisedat me Serbinë duken qesharake, joserioze dhe vetëmashtrim”.

Siç shkruan PJ, “harrimin” e Preshevës në këtë takim Vllasi e ka quajtur të turpshëm “që ka njollosur jo vetëm veten, por edhe diplomacinë kosovare”.

“Mos përmendja e çështjes së politikës diskriminuese, problemet tjera të vëllezërve tanë në Luginën e Preshevës… janë krejtësisht të pakuptueshme. Jo që intervenimi i saj do të ndryshonte pozitën e shqiptarëve në Luginë, por së paku do të shihej dhe dëshmohej se ne nuk e heshtim atë çështje”, thotë Vllasi. “Krejt bisedat bëhen për pozitën e serbëve të Kosovës, veçanërisht për pjesën e veriut… ndërsa pala jonë, në këtë rast Jahjaga, as që e përmend çështjen e Luginës… Ky injorim i Jahajgës ndaj Luginës, që ajo i ka thënë Kosovë Lindore, është i pakuptueshëm – turp për të dhe vendin tonë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori