Vetëvaret shqiptari, lë një letër për familjarët: Ju lutem fëmijët mos i njoftoni (Foto)
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të martë. Historia vjen nga Golemi, ku shtetasi Arben Tahiraj, i moshës 50 vjeçare ka kryer vetëvrasje.
Burimet e Policisë bëjnë me dije se ai është vetëvarur në shkallët e brendshme të shtëpisë së tij në Golem.
“Panorama” mëson se ai sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe e kishte lënë gruaja.
“Panorama” ka siguruar edhe letrën që ai ka lënë para se të ndërmerrte aktin e vetëflijimit.
Letra e të ndjerit:
Nexhi, Lume, Halil, ju kërkoj falje për veprimin tim, por më mirë kështu sesa të jetë vonë dhe të më krijohet ndonjë sëmundje nga problemet e mëdha që më janë krijuar, me realitetin e jetës që mu servir nga fati im i keq.
Unë humba familjen që për mua është gjithçka në jetën time. Tani nuk kam më asgjë për të humbur prandaj nuk gjej forcë për të vazhduar më tej dhe të ndërmarr këtë veprim të shëmtuar.
Më vjen shumë keq për shqetësimin që po ju sjell. Ju lutem fëmijët mos i njoftoni, kur të kur të vijë momenti më vonë kur të jenë rritur, tregojani dhe ju thoni se babi i donte shumë që të tre, Jonin, Glorian dhe Julian, por fati e solli që të ndaheshim nga njëri-tjetri që ishte shumë e rëndë.
Ju kërkoj të falur të gjitha familjeve tuaja së bashku me fëmijët, kushërinjve, miqve dhe të gjithëve që më janë gjendur pranë dhe më kanë mbështetur në ditët e mia të vështira.
Ju përqafoj fort të gjithëve duke ju thënë të ma falni veprimin e dobët të vetëvrasjes.
Në portofol janë 265 euro dhe 20 mijë lekë të reja shqiptare. Nuk janë shumë por përdorini në fatkeqësinë time. Nuk kam më shumë se kaq.
06.12.2016
Vëllai juaj Arben Tahiri
P.S Janë edhe dy letra të vajzave ruajini si kujtim kur të rriten, janë në gjermanisht.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre