LAJMI I FUNDIT:

Vendet që nuk do të kenë rrymë ditëve të ardhshme

Vendet që nuk do të kenë rrymë ditëve të ardhshme

KEDS njofton se në disa vende të Kosovës do të vazhdojë të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të KEDS, në këto vende do të  ketë ndërprerje të energjisë elektrike:


Prishtina

1.

Më 16.02.2017 në  NS 35/10 kV Drenasi do të shkyçet:

Dalja 10 kV Drenasi 1 (Kodi:16021001)  prej orës 11:00 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: te Soliterat, Posta, te Shtëpia e shëndetit, Muratori 2000, Kulla com dhe Shtëpiza 2 (Rukolli).

Arsyeja e shkyçjes: montimi i ndërprerësit 1600A.

2.

Më 18.02.2017 në  NS 110/10 kV Prishtina 2 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Nr.23 (Kodi:11000006)  prej orës 10:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: rr. 4 Llullat, afër Ilirise, rr. Gustav Majer dhe Hotel Ilira.

Arsyeja e shkyçjes: montimi i ndërprerësit 1600A.

3.

Më 18.02.2017 në  NS 110/10 kV Prishtina 2 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Nr.22 (Kodi:11000005)  prej orës 11:00 deri në orën 15:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Dodona, Parku, Banesat Latif Kryeziu, rr. Bajram Curri, rr.1 Tetori, rr. Shaip Kamberi, rr. Robert Gajdiku.

Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i transformatorit energjetik.

Ferizaj

1.

Më 18.02.2017  në  NS 35/10 kV Shtime do të shkyçet:

Dalja 10 kV Carraleva (Kodi:41046004)  prej orës 04:00 -09:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Caraleva, Reçaku, Belinci, Topilla, Llanishta, Devetaku, Grejqevci, Zborci dhe Petreshtica.

Arsyeja e shkyçjes: do te vendosen kokat kabllovike që janë dëmtuar  dhe do të bëhet ndërrimi i vajit  të ndërprerësve.

Më 18.02.2017  dhe 19.02.2017 në  NS 35/10 kV Ferizaj 2 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Kosovatransi (Kodi:40041004)  prej orës 08:00-11:00 dhe nga ora 14:00-17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Policia, Prokuroria, Viva Fresh, ETC dhe ndërtesa e TMK-së.

Arsyeja e shkyçjes: punime sipas PEE 11375, punime në trafostacionin  e Prokurorisë.

Gjakova

Më 17.02.2017  në  NS 35/10 kV Xerxa do të shkyçet:

Dalja 10 kV Xerxa (Kodi:82081003)  prej orës 11:00 -14:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: fshati Xerxe, Seperac. Ganija, Pom. Benz. Jupa, Motel Ador, Hotel Europa 1-2.

Arsyeja e shkyçjes: dislokimi i dy shtyllave të linjës 10 kV. /Telegrafi/