LAJMI I FUNDIT:

Vajza 12-vjeçare mbytet në plazhin e Divjakës

Vajza 12-vjeçare mbytet në plazhin e Divjakës

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në plazhet e Shqipërisë. Këtë herë në Divjakë, ku një vajzë 12 vjeçe është mbytur në det.

Ajo kishte qenë në plazh së bashku me kushërirën. Vajza e mbytur është me inicialet G.A. Një djalë 15 vjeç kishte tentuar të shpëtonte kushërirat që po mbyteshin, por nuk ia ka dalë të shpëtojë dot të miturën 12-vjeçare.


“Në datën 14.08.2017, rreth orës 16:00, në plazhin e Divjakës, shtetasja G.A, 12 vjeçe, banuese në fshatin Krykuq, Divjakë, duke u larë në det bashkë me kushërirën e vet, shtetasen M.L, 11 vjeçe, banuese në fshatin Mizë, Divjakë, i ka marrë rryma dhe kanë rrezikuar të mbyten”, thuhet në informatën e Policisë.

“Në ndihmë të tyre ka shkuar një pushues i rastit, shtetasi A.M, 15 vjeç, i cili me ndihmën edhe të pushuesve të tjerë i ka nxjerrë në breg të dyja vajzat por ka mundur të jetoi vetëm shtetasja M.L, pasi vajza 12 vjeçare G.A ka ndërruar jetë. Shërbimet e policisë dërguan me urgjencë në spital djalin që shkoi për të shpëtuar vajzat pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore,  për shkak të ujit të tepërt që kishte konsumuar. Aktualisht djali ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu edhe vajza tjetër që shpëtoi M.L nuk ka probleme për jetën”, thuhet në njoftim./shekulli/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori