LAJMI I FUNDIT:

Topi: Zgjedhjet në rrezik

Topi: Zgjedhjet në rrezik

Gjatë ceremonisë së hapjes së zyrës së Frymës së Re Demokratike në Orikum, kryetari i kësaj force, Bamir Topi, deklaroi se FRD nuk është krijuar artificialisht.

“Partitë e vjetra kanë shkaktuar zhgënjim” tha Topi, duke shpjeguar se gjysma e popullsisë as nuk shkon të votojë.

“Ka pasur mjaftë diskutime në ditët e fundit për koalicionet. Unë ju them se për një parti të re duhet një konsolidim i fortë. Ne forcojmë kuotat tona dhe pastaj vendosin strukturat përkatëse. Të tjerat janë spekulime. Ne jemi të strukturuar në këtë mënyrë, me vullnetin për të mos bërë koalicion me partitë e vjetra politike”, deklaroi Topi, transmeton Top Channel.


Duke përmendur Kodin Zgjedhor, me të cilin do mbahen edhe zgjedhjet, kreu i FRD-së tha se vendi ka sot një kod që po projekton zgjedhje të manipuluara dhe të deformuara.

Dy ditë më parë, zërave për bisedime me LSI, PBDNj apo PDIU, për të qenë në një aleancë parazgjedhore për të maksimalizuar votën, nënkryetari i FRD-së, Aleksandër Biberaj, iu përgjigj duke thënë se kjo parti është e hapur për të gjitha të ashtuquajturat parti të vogla, por përjashton ndër to partitë që perceptohen si të korruptuara.

“Përjashtojmë partitë e vjetra, që kanë qenë simbol i korrupsionit e që nuk kanë punuar për interesat e shqiptarëve. Të tjerat, ato të qendrës së djathtë, mbeten aleate të FRD-së”, deklaroi Biberaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori