Portali kroat 24sata.hr ka publikuar një artikull për testimin e pelenave që shiten në tregun e tyre, kurse rezultatet e hulumtimit të bërë janë interesante.
Në tregun kroat shiten dhjetëra lloje të pelenave për përdorim të njëfishtë me çmim prej 30 deri 100 kuna për paketim (prej 4 deri në 13.5 Eur), në varësi prej numrit të pelenave në paketim, ndërsa shtëpia mediale kroate „24 sata“ realizoi një test interesant të dorës së parë për të përcaktuar se cilat prej pelenave janë më të sigurta.
Me testim u përfshinë 10 marka tregtare të pelenave, prej të cilave numri më i madh prodhohen në Bashkimin Evropian.
Në konkurrencë të adutëve të prodhuesve dhe distributorëve botërorë, siç janë Pampersi, Interspari, Muller, dm, Kaufland, Lidl, Baby Love dhe të tjera, rezultatet më të mira gjatë testimit i kanë treguar pelenat e prodhuara në Hercegovinë!
Respektivisht, pelenat Violeta kanë treguar aftësi më të madhe për absorbimin e lëngjeve prej të gjitha pelenave të nënshtruara në testim dhe të vetmet që edhe pas shtatë decilitrave të lëngut të absorbuar, kanë qenë të thata në prekje, ndërsa lëngu nuk ka rrjedhë nga brendia, bile edhe pas shtypjes.
Rezultatet e këtij testi jozyrtar edhe njëherë konfirmojnë se kompania, me seli në Grude, ka cilësinë e duhur për fitimin e tregjeve evropiane dhe botërore.
Të rikujtojmë, sipas raportit të Euromonitor, vitin e kaluar Violeta e kaloi liderin e atëhershëm në tregun e pelenave në BeH, gjigantin botëror Procter & Gamble, duke fituar 49 përqind të tregut në raport me 38 përqind që i ka mbajtur konkurrenti kryesor.
Në prill, me marrëveshjen me Sparin, hyri në tregun austriak dhe kështu u bë brendi i parë nga këto territore në kategorinë joushqimore në tregun austriak.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre