Testi i maturës, i mbajtur para dy ditësh, është shoqëruar me parregullsi, për të cilat ekspertët e arsimit ia hedhin fajin Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Në anën tjetër, zyrtarët e MASHT-it kanë theksuar se nga analizat të cilat i ka bërë ministria për testin e organizuar para dy ditësh, kanë ardhur në përfundim se shumë parregullsi të cilat janë shfaqur në vitet e kaluara sivjet janë evituar.
Zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Nehat Mustafa ka deklaruar për Telegrafin se testi i maturës i këtij viti ka qenë i organizuar shumë më mirë sesa në vitet e kaluara.
Ai ka theksuar se kanë ndodhur disa vonesa në fillimin e provimit të maturës, shumica prej tyre, sipas tij, kanë qenë të papërfillshme, duke e përjashtuar këtu Skenderajn ku testi ka filluar me vonesë për shkak të protestave që i kanë bërë maturantët kundër arrestimit të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe vonesa që ka ndodhur në Obiliq për shkak të disa ngatërresave që kanë ndodhur me listat e nxënësve.
Zëvendësministri pret që kalueshmëria e testit do të jetë më e madhe sesa vitin e kaluar, veçanërisht në shkollat që kanë mision krijimin e studentëve të rinj, siç janë: gjimnazet, shkollat profesionale ekonomia, juridiku mjekësia.
“Nuk presim ndonjë mrekulli nga shkollat profesionale të llojit të shkollave teknike ose atyre të bujqësisë sepse edhe në fund të fundit misioni i tyre nuk është krijimi i studentëve por është aftësimi i tyre profesional”, ka deklaruar Mustafa.
Në anën tjetër eksperti i arsimit, Halim Hyseni mendon që problemi më i madh është administrimi i testeve, “sepse nuk po gjendet një formë efikase për të administruar testin, duke shtuar se çdo kund në botë kur administrimi i testeve dështon, testet anulohen”.
Ai vlerëson se dy nga shumë probleme të cilat i ka provimi i maturës janë testet e pastandardizuara dhe menaxhimi respektivisht administrimi i testit të maturës.
“Punën e parë që duhet ta bëjë MASHT-i, është rishikimi i Ligjit të provimit të maturës, i cili duhet të rishikohet dhe të amendamentohet. Ligji duhet të pësojë ndryshime, me të cilat do të përcaktohej saktë përmes disa neneve procesi i administrimit të provimit të maturës. Mendoj që derisa nuk zgjidhet problemi i administrimit dhe problemi i përcaktimit të kritereve të avancuara për standardizimin e testeve, nxënësit tonë nuk do të vlerësohen sipas meritës që kanë”, shprehet ai.
Hyseni tha se paradoksi i madh që ka ndodhur është se nxënësit të cilët kane qenë të bindur që do ta zgjidhnin testin, nuk kanë kërkuar rrugë alternative për zgjidhje. Ndërsa, sipas tij, ata që kanë qenë të dobët i kanë përdorur mënyra përmes të cilave e kanë manipuluar testin./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre