LAJMI I FUNDIT:

Të ftohtit e ngrit shtypjen e gjakut

Të ftohtit e ngrit shtypjen e gjakut

Çdo ndryshim i madh në temperaturat që mbretërojnë jashtë ndikojnë keq në shëndetin e personave të sëmurë kronikë, e po ashtu edhe te personat që kanë probleme me shtypjen e lartë të gjakut.

Të ftohtit e madh në masë të madhe, sipas mjekëve përkeqëson shëndetin e personave që vuajnë nga sëmundjet koronare. Të ftohtit e madh kurrsesi nuk u shkon për shtati personave me hipertension, sepse vjen deri te tkurrja e enëve të gjakut dhe te kërcimi apo ngritja e shtypjes së gjakut.

Ngritjes së shtypjes së gjakut në masë të madhe i kontribuojnë edhe ushqimi jo i rregullt, shujtat e yndyrshme dhe të njelmëta, të cilat më shumë dominojnë në tryezë gjatë stinës së dimrit. Mjekët në masë të madhe i këshillojnë personat që kanë probleme me shtypjen e gjakut që të kenë kujdes nga ky ushqim.


Pacientët duhet të kenë kujdes nga të ftohtit, duke shmangur daljet netët në mëngjes apo natën vonë, kur zakonisht temperaturat janë më të ulëta. Kjo nuk do të thotë se duhet të rrinë brenda, ata gjithsesi se kanë nevojë për shëtitje dhe për të ecur, por jo herët në mëngjes dhe natën vonë.
/Telegrafi/