LAJMI I FUNDIT:

Takimin Jahjaga – Nikolic, i rëndësishëm për BE-në

Takimin Jahjaga – Nikolic, i rëndësishëm për BE-në

Takimi midis presidentes së Kosovës, Atiferte Jahjaga dhe presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic që do të mbahet më 6 shkurt në Bruksel, do të jetë në funksion të normalizimit të marrëdhënieve midis dyja vendeve, thonë përfaqësues nga Brukseli dhe Zyra e Presidentes së Kosovës.

Ngjashëm me dialogun në nivel të kryeministrave, edhe presidentja e Kosovës dhe presidenti i Serbisë do të zhvillojnë takimin nën ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton.

Zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijancic i tha Radios Evropa e Lirë se ky është një takim i rëndësishëm në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.


“Në këtë kontekst është me rëndësi që të mbahet ky takim. Zonja Ashton do të bisedoj me të dy presidentët rreth asaj se si dhe cilët janë hapat e nevojshëm në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Kocijancic.

Edhe zëdhënësi i presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu tha për programin tonë se ky takim do të ndihmojë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis dyja vendeve.

“Të dy presidentet do t’i japin mbështetje dialogut që po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me përkrahjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e që udhëhiqet nga kryeministrat e qeverive të dyja shteteve e që ka për qëllim relaksimin e marrëdhënieve dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit. Takimi do të ndihmoj në stabilitetin rajonal dhe do të përshpejtoj agjendën evropiane të Kosovës”, ka thënë Vllahiu.

Duke iu referuar takimit të 6 shkurtit në Bruksel ndërmjet presidentes Jahjaga dhe presidentit Nikolic, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi tha se nuk kishte ndonjë interpretim të veçantë dhe rikujtoi Kushtetutën në bazë të cilës presidentja zhvillon aktivitetin e saj diplomatik në përfaqësimin e shtetit të Kosovës në takime të tilla ndërkombëtare.

“Kompetencat e secilit institucion janë të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe secili institucion i ka të përshkruara qartë kompetencat e veta. Gjithçka që është në kompetenca të presidentit ka të drejtë t’i ushtroj presidentja e ajo që është kompetencë e parlamentit nuk ka të drejtë t’ia merr askush”, ka thënë Krasniqi.

Në anën tjetër, analistët politikë kryesisht kanë vlerësuar se ky takim është më tepër i karakterit simbolik dhe se sipas tyre, nuk pritet që të sjell ndonjë risi në kuadër të dialogut tashmë të filluar që po zhvillojnë krerët e qeverive të dyja shteteve.

Procesi i dialogut Kosovë – Serbi që po zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, është thënë se ka si qëllim kryesor arritjen e një marrëveshje normalizimi ndërmjet dyja vendeve.

Pas arritjes së disa marrëveshjeve në nivel të dy qeverive dhe diskutimit të temave tjera që priten në të ardhmen, në rast se palët pajtohen, atëherë besohet se pikërisht Jahjaga dhe Nikolic në fund do të firmosnin këtë marrëveshje normalizimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori