LAJMI I FUNDIT:

Skoda kremton prodhimin e një milion modeleve Superb

Skoda kremton prodhimin e një milion modeleve Superb

Shkoda ka prodhuar një milion njësi Superb, ndërsa modeli jubilar është i pajisur me pakon më luksoze të pajisjes Laurin & Klement.

Superb origjinal, i cili ishte prezantuar në vitin 1934 ishte vetura e parë me të cilën Shkoda kishte ofruar motorin V8. Kompania deri në vitin 1949 ka krijuar 2.500 njësi.  Shkoda kishte prodhuar Superb I deri në vitin 2008, ndërsa nga shiriti i prodhimit kishte nxjerrë 136.100 njësi.


Të njëjtin vit në panairin e automobilave në Gjenevë u prezantua Superb II, i cili ishte më i madh, më luksoz, ndërsa Shkoda me gjeneratën e dytë shumë shpejt vendosë edhe karrocerinë karavan.

Automobili ishte dukshëm më i suksesshëm nga pararendësi i tij, pasi Shkoda deri në fund të prodhimit blerësve u kishte dërguar 618.500 njësi, transmeton KosovaPress.

Gjenerata e tretë aktuale e Superb ishte prezantuar në vitin 2015, ndërsa Shkoda modelin e saj më të madh e prodhoi në 250.000 njësi.

Modeli i një milionë dhe njëherësh jubilar Superb Laurin & Klement është prodhuar në fabrikën çeke, e cila është e vendosur në qytezën Kvasiny, ndërsa më herët në Shkoda ishte vërtetuar se Superb (i cili së shpejti mund të ketë edicionin e ridizajnuar) do të jetë automobili i tyre, i cili në vitin 2019 do të ofrohet në versionin hibrid.