Ju duhet të keni mjaftueshëm besim te partneri juaj për ta ditur se ai nuk do t'ju tradhtoj kurrë. Sigurisht, ndonjëherë femrat përpiqen t'i tejkalojnë kufijtë e tyre dhe përsa kohë që kjo ju bën të ndiheni keq, ja disa mënyra për të mbrojtur territorin tuaj nga femrat e tjera që mund t'i afrohen atij
Mbroni territorin tuaj me këto mënyra:
1- Ndryshoni statusin e lidhjes suaj në Facebook
Shumica e njerëzve kërkojnë në Facebook për djalin që i pëlqen, kështu që nëse ndonjë vajzë kërkon të hidhet në sulm për mashkullin tuaj, sigurohuni që ai të jetë renditur si i dashuri juaj në rrjetet sociale në mënyrë që ato të qëndrojnë larg tij.
2- Postoni foto çift në rrjetet sociale
Bëjeni të qartë që ju dhe i dashuri juaj jeni bashkë duke postuar foto të adhurueshme të të dyve bashkë. Mos e teproni, thjesht postoni një foto në kaq kohë.
3- Në party qëndroni krah tij
Nëse aty rrotull ka femra që po përpiqeni t’i afrohen të dashurit tuaj, qëndroni krah tij mjaftueshëm sa t’i lini atyre të kuptojnë se ai është ‘i zënë’.
4- Putheni atë në publik
Nëse shihni një femër që ia ka ngulur sytë partnerit tuaj, ajo çfarë duhet të bëni është t’i afrohen për t’i dhënë një puthje të shpejtë. Kjo do e bëjë të qartë se ai është me ty.
5- Shkëmbeni unaza
Disa meshkuj i urrejnë bizhutë por ju mund ta bindni atë të mbajë unazën. Do të jetë njësoj si me atë të martesës dhe kjo është një hile që vlen për të mbajtur larg femrat e tjera.
6- Lini sende tuaja në shtëpinë e tij
Nëse ndonjëra nga mikeshat e tij do ta vizitojë në shtëpi, do të shoh jelekët e tua dhe do të mendojë se gjërat janë serioze mes jush.
7- Ndryshoni pamjen në telefonin e tij
Nëse ai ju jep leje të ndryshoni pamjen e parë të telefonit të tij, atëherë vendosni aty një foto tuajën. Kështu, çdo femër që do ta shoh atë kur të kontrollojë telefonin e tij, do të shoh edhe fytyrën tuaj në ekran.
8- Quajeni atë të dashurin tuaj, në sytë e të tjerëve
Kur ju e prezantoni partnerin tuaj, sigurohuni ta quani atë të dashurin tuaj, që të gjithë ta kuptojnë se ju jeni bashkë.
9- Kërkojini atij të mbaj çantën tuaj
Nëse një mashkull është duke mbajtur një çantë gruaje, atëherë kuptohet se ai është në një lidhje. Kështu asnjëra s’do t’i afrohet!
10- Vishni xhaketën e tij
Nëse keni ftohtë, kërkojini atij të hidhni krahëve xhaketën e tij.
11- Jepini vajzave atë ‘shikimin‘
Nëse një femër tregohet më miqësore seç duhet me partnerin tuaj, jepini një shikim të tillë.
12- Vishni rroba të kombinuara
Kjo mund të konsiderohet si një çmenduri, pasi shumë çifte nuk e mendojnë dot të ecin rrugëve me të njëjtat veshje.
13- Uluni pranë tij
Kur jeni jashtë nuk keni pse t’i uleni në prehër partnerit, mjafton t’i rrini afër për t’i lënë të tjerave të kuptojnë se ju jeni bashkë.
14- Porosisni ushqimin e tij
Nëse dëshironi që kamerierja t’ia heqë sytë partnerit tuaj, porositeni ju ushqimin për të. Epo tashmë e dini se çfarë ha ai.
15- Besojini atij
Ju nuk do të jeni gjithmonë në krah të tij. Ja pse, në fund të ditës, ju duhet thjesht t’i besoni atij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Trendet më të bukura të grimit që u shfaqën në Met Gala 2024
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër