LAJMI I FUNDIT:

Si e kupton Gjermaninë, Angela Merkel?

Si e kupton Gjermaninë, Angela Merkel?

Ndaj asnjë politikani tjetër nuk ka për momentin një presion kaq të madh të lidhur me pritje, sa ndaj kanacelares gjermane. Që kur Donald Trumpi është bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Merkeli është për shumë zëri i fundit i arsyes, mbrojtje e botës perëndimore. Jo së fundi, si e vetmja që mund ta shpëtojë BE nga shpërbërja. Me të Gjermania është bërë sërish një lojtar i rëndësishëm në parketin ndërkombëtar – bota i ka sytë nga Gjermania.

Me këtë përgjegjësi të re, me rëndësinë e re dhe me rritjen e pushtetit të lidhur me këtë, rriten natyrisht edhe frikërat. Shqetësimi i vjetër se Gjermania mund ta përdorë në mënyrë ta paturpshme dominancën e saj për interesat e saj, po formulohet me zë gjithnjë e më të lartë. Dilema historike papritur është sërish aktuale: Gjermania është shumë e vogël dhe shumë e dobët për të qenë e vetme një motor i fortë, i cili ta mbajë në punë Evropën. Por njëkohësisht është edhe shumë e fuqishme, për të qenë një vend midis shumë të tjerëve.


Krahas kësaj perspektive të jashtme për vendin tonë, natyrisht që ekziston edhe diskursi brendagjerman. Çfarë kuptohet në fakt me këtë “të qenit gjerman” në vitin 2017?Jo vetëm që prej krizës së refugjatëve, qytetaret dhe qytetarët diskutojnë se çfarë e mban të bashkuar vendin e tyre: cila është feja me ndikimin më të madh, si e ndryshon feja islame Gjermaninë, cilat janë pasojat afatmesme dhe afatgjata të numrit të madh të refugjatëve, që kërkojnë një atdhe të ri në Gjermani, në identitetin e vendit tonë?

Në mes të këtij diskutimi kompleks, të ngarkuar dhe të rënduar, hyn kancelarja Merkel më pak se 100 ditë para zgjedhjeve në Bundestag me një ofertë lodërtare: me një “Alfabet të Gjermanisë”, i cili botohet në gazetën më të madhe bulevardeske të Gjermanisë BILD, ajo ofron përkufizimet e saj dhe i fton qytetaret dhe qytetarët që të hyjnë në debat. Pa dyshim, në mënyrë më gjeniale nuk mund t’i afrohesh kësaj teme.

Kush veç Merkelit mund të arrijë që të kremtojë që në radhën e parë Nenin 1 të Kushtetutës gjermane dhe të bëjë të qartë që në krye se mbi ç’themel të pakthyeshëm ndodhet Gjermania. Për të ofruar pak më vonë, gjëra fare prozaike si “arsimi profesional dual” dhe “dritaret e mbyllura mirë” si komponentë përkufizimi. Ajo i përmend në një frymë “federalizmin”, ashtu edhe “krevatin me susta”, “përgjegjësinë e vazhdueshme të Gjermanisë për Holokaustin” dhe “integrimin”. Fjalën “patate” (Kartofel) e pason “kambanorja” (Kirchturm), por tek “Made in Germany” natyrisht edhe “myslimanët”.

Ai që beson se ky alfabet i Merkelit është thurur pa vëmendje, ai e ka shumë gabim. Të paktën mua, si një gjermane që dëshiron një Gjermani të hapur ndaj botës, megjithë lidhjen e saj me traditën, kulturën dhe historinë, parimet e rëndësishme i duken të kompozuara me finesë. Fjala “kureshtje” mungon në të po kaq pak sa mungon “mbrojtja e ambientit” dhe “shumëllojshmëria”. “Liria e shtypit” është një pjesë e pandashme e vendit tonë siç është “mbledhja e kërpudhave” dhe “përpikmëria”.

Dhe natyrisht, politikania e zgjuar lë edhe këtu një derë të hapur me “guximin për të lënë boshllëk”, të cilin me këtë listim ajo e shfrytëzon shprehimisht. Në këtë mënyrë, alfabeti është më tepër se një lojë gazmore mendimesh. Është një deklaratë qeveritare alla Merkel. Në disa parime bazë, si në pohimin e lirisë fetare e patjetërsueshme dhe në përzgjedhjen tërësore megjithatë kaq e hapur, që sa më shumë njerëz të ndiejnë se u drejtohet atyre.

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori