LAJMI I FUNDIT:

Shtatzënat pinë duhan për të lindur fëmijë më të vegjël

Shtatzënat pinë duhan për të lindur fëmijë më të vegjël
Pretty pregnant with a cigarette and ashtray

Sipas disa studimeve të përqendruara kryesisht te femrat e reja të mbetura shtatzëna, është vënë re një trend në rritje që të pihet duhan në fillesat e shtatzënisë, në mënyrë që fetusi të rritet më pak se normalisht e të bëhet një lindje me më pak dhembje.

Por, duhani gjatë shtatzënisë është tepër i rrezikshëm sepse mund të ndikojë ekstremisht në shëndetin e fetusit e mund t’i shkaktojë atij dëmtime të rënda, astmë, madje mund të çojë deri në vdekjen e fetusit në bark.


Megjithatë, këto rreziqe është parë se nuk merren shumë në konsideratë, përpara dhembjes që shkaktohet gjatë lindjes.

Fokusi i shumë të rejave është vetëm që të lindin fëmijë më të vegjël që të reduktojnë dhembjen, pa marrë parasysh dëmet që mund t’i shkaktojnë foshnjës.

Këto studime kanë tronditur opinionin publik australian dhe atje ka nisur një fushatë nga ana e autoriteteve shëndetësore, kryesisht në kolegje, si dhe në media, që të edukojnë të rinjtë se pirja e duhanit është tepër e rrezikshme për fëmijën dhe duhet ndaluar kategorikisht.

Kujtojmë se pirja e duhanit gjatë shtatzënisë është një fenomen i shtuar ndjeshëm edhe tek ne, pavarësisht sensibilizimit të herëpashershëm.

ee0cc147cd2b989fc8ae105ee89b33f1