LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Qumështarëve kërkon ndalimin e vajit të palmës

Shoqata e Qumështarëve kërkon ndalimin e vajit të palmës

Shoqata e Qumështarëve të Kosovës nëpërmjet një komunikate për media bëjnë të ditur se qëndrojnë fuqishëm në përkrahje të fakteve të paraqitura me 26 janar në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë.

“Në bazë të këtyre fakteve ne kemi ngritur kallëzim penal, kundrejt AUVK-së për mospunë dhe kundrejt atyre kompanive që janë duke përdorur vajin e palmës në produktet e tyre. Ndërkohë një shoqatë tjetër, e quajtur ‘Shoqata e Prodhuesve të Qumështit (SHPQK) kanë filluar të flasin në emër të fermerëve të Kosovës, duke i mbrojtur prodhuesit vendor, të cilët përdorin vajin e palmës si lëndë të parë”, thuhet në një reagim të Shoqatës.


Shoqata e Qumështarëve bën thirrje organeve shtetërore që të ndërmarrin hapa konkret në ndalimin e prodhimit të pakontrolluar me bazë vajin e palmës, i cili përveç që është duke e shkatërruar fermerin vendor është duke rrezikuar edhe shëndetin e konsumatorëve.

“Organet shtetërore tash kanë një bazë dhe argument edhe më shumë për veprime, pas raportit të Autoritetit Evropian për Siguri në Ushqim, i cili e ka nxjerr vajin e palmës me potencial kancerogjen”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/