LAJMI I FUNDIT:

Shkolla kërkon falje që nxënësit u veshën si nazistë, për të defiluar në një organizim (Foto)

Shkolla kërkon falje që nxënësit u veshën si nazistë, për të defiluar në një organizim (Foto)

Zyrtarët e një shkolle të mesme në Taipei të Tajvanit, janë detyruar të kërkojnë falje, pas kritikave të shumta se disa nxënës janë veshur si ushtarë nazistë.

Nxënësit me uniforma, flamuj dhe svastika, kanë parakaluar së bashku me një tank të improvizuar, ndërsa përshëndesnin me dorën e shtrirë.


Pasi fotografitë dolën në rrjete sociale, shkolla ka marrë kritika të ashpra nga disa organizata.

“Është e tmerrshme dhe e papranueshme, kur kanë kaluar vetëm shtatë dekada që kur ka ndodhur Holokausti, një shkollë organizon diçka të tillë”, ka qenë reagimi i një organizate për të drejtat e njeriut.

Në anën tjetër, Instituti Gjerman që vepron në kryeqytetin e Tajvanit, ka kërkuar të dihet nëse kjo është bërë me qëllim, apo ishte thjeshtë një rastësi që e kanë zgjedhur të rinjtë.

“Kemi kërkuar që të mos vishen kështu, meqë Hitleri ishte një politika kontrovers, por pas insistimit të nxënësve, iu dhamë leje. Nuk ka ndonjë prapavijë, ishte thjeshtë një organizim i pa menduar mirë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga shkolla, ku kërkohet falje për rastin. /Telegrafi/