LAJMI I FUNDIT:

Samsung premton ta eliminojë problemin me ekranet e Galaxy S8

Samsung premton ta eliminojë problemin me ekranet e Galaxy S8

Vetëm pak ditë pas raportimit që disa njësi të Galaxy S8 korean kanë problem me një nuancë të kuqe në ekran, Samsung është përgjigjur.

Gjiganti teknologjik ka deklaruar se do të lëshojë një përditësim gjatë javës së ardhshme që do të rregullojë problemin.


“Pasi që kemi marrur disa ankesa në lidhje me ekranet, ne kemi vendosur të përditësojmë softuerin javën e ardhshme për të gjithë klientët e Galaxy S8,” ka bërë të ditur një zëdhëndës i Samsung.