Pak para mesnatës së të hënës, Marsela Toshi ka kaluar kufirin grek drejt Shqipërisë.
E tronditur nga ngjarja në familjen e saj, ku i shoqi kishte mbytur dy fëmijët, 7 dhe 4 vjeç, dhe më pas ishte vetëvarur, ajo është kthyer për t’u dhënë lamtumirën e fundit.
Me një autobus të linjës Athinë–Korçë, 24- vjeçarja është marrë në dorëzim nga policia sapo ka kaluar kufirin dhe është shoqëruar në komisariat. Për orë të tëra ajo është marrë në pyetje nga oficerët, procedurë që ka zgjatur edhe për shkak të gjendjes së saj psikologjike dhe tronditjes si pasojë e ngjarjes së rëndë.
Gjatë marrjes në pyetje, asaj i është komunikuar edhe nisja e procedimit në gjendje të lirë për braktisjen e fëmijëve të saj. Policia e Korçës bëri të ditur se “Procedimi ka filluar, pasi kjo shtetase ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur, J.T., dhe V.T., të moshave 7 dhe 4 vjeç. Më pas është larguar për në shtetin grek. Ndërkaq, Marsela nuk është lejuar të shohë për herë të fundit fëmijët e saj.
Veç familjarëve të Naumit ka qenë edhe i vëllai dhe i ati, të cilët kanë këmbëngulur që ajo të mos i afrohet shtëpisë. 24-vjeçarja është mbajtur në polici, teksa kortezhi është drejtuar drejt varrezave.
Ndodhur në këto kushte, Marsela Toshi ka kërkuar të rikthehet në Greqi. Policia e ka shoqëruar atë deri në Kapshticë dhe sipas të dhënave, rreth orës 15:30 ajo ka kaluar kufirin.
“Panorama” ka siguruar dëshminë e dhënë nga 24-vjeçarja në polici. Ajo ka shpjeguar se pse ishte larguar dhe debatet me të shoqin.
Kush ju lajmëroi për ngjarjen?
Disa miqtë e mi që e kishin mësuar nga lajmet më morën në telefon dhe po më thoshin që kishte ndodhur diçka e keqe. Por unë nuk po i kuptoja qartë. Ishte e tmerrshme, herë më thoshin fëmijët janë sëmurë, herë të plagosur, e nuk mbaj mend çfarë tjetër. M’u shkatërrua jeta, nuk di çfarë të bëj.
Pse u larguat nga shtëpia?
Ika në Greqi të punoja. Do të shkoja unë në fillim të gjeja një shtëpi, punë dhe më pas do t’i merrja fëmijët e Naumin. Kishim nevojë për të jetuar, dikush duhet të punonte. Naumi nuk donte që të punoja në lokal ku kisha mundësi të merrja një rrogë si kameriere. Nuk mund t’i merrja të gjithë më vete pa u rregulluar diku, s’mund të flinim në rrugë.
Pse duhej të punonit ju dhe Naumin ta linit me fëmijët?
Ai më thoshte “na gjej për të ngrënë, bëj çfarë të duash, ke fëmijë për të ushqyer. Hapu po deshe…, vetëm na sill për të ngrënë”. Nuk kisha zgjidhje tjetër. Ju disa herë jeni larguar dhe rezulton që një ditë para ngjarjes keni qenë në shtëpi.
Pse u larguat?
Të dielën debatuam me fjalë. Nuk mund të merreshim vesh. U përpoqa t’i shpjegoja Naumit se shumë shpejt do ta merrja atë dhe fëmijët, por ai çfarë nuk më tha. Nuk donte të ikja. U zumë për këtë, por unë ika përsëri. Nuk e mendoja kurrë se mund të arrinte deri këtu.
A ishte i dhunshëm me ju, ose me fëmijët atë ditë?
Jo, më fyeu në grindje e sipër, më ka fyer edhe herë të tjera, por nuk më ka dhunuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre