LAJMI I FUNDIT:

Range Rover, shumë afër krijimit të veturës vetëvozitëse (Foto)

Range Rover, shumë afër krijimit të veturës vetëvozitëse (Foto)

Makina vetëvozitëse Range Rover Sport, respekton semaforët dhe dritat e ndryshme të trafikut, ndërsa mund të kalojë nëpër udhëkryqe dhe rrethrrotullime pa problem.

Ky SUV ka nivelin e katërt të vetëpilotimit, që nënkupton se teorikisht mund të vozitet vet në të gjitha situatat, por sërish nevojitet që brenda të jetë një shofer, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, ky Rover është vozitur vet dhe nuk ka bërë asnjë shkelje trafiku, megjithëse në një simulim në terren të improvizuar.

Si pjesë e projektit prej 25 milionë dollarëve, për funksionalizimin e veturave autonome, kjo makinë pritet që së shpejti të testohet në rrugë të mbyllura dhe më 2018 në ato me trafik normal. /Telegrafi/