0Shares

Gazmend Qorraj, ligjëruesi i lëndës Ekonomia e Kosovës dhe Bashkimi Evropian, ka folur rreth propozimit të prezantuar në Samitin e Sarajevës për krijimin e një tregu të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se aktualisht është një treg i Ballkanit i njohur si CEFTA 2006, për të cilin thotë se duhet shumë.

Qorraj ka theksuar se duhet parë se çfarë e dallon këtë treg nga tregu i CEFTA-s dhe cili do të ishte interesi i Ballkanit që t’i hyhet kësaj iniciative, posaçërisht interesi i Kosovës.

“Kosova dhe institucionet e saj janë të zotuara për vlerat euroatlantike, respektivisht për procesin e integrimit evropian, prandaj çdo iniciativë tjetër mund ta dëmtojë këtë proces dhe rrugëtimin e nisur. Prandaj krijimi i një tregu të ri do ta komplikonte edhe më shumë situatën në Ballkan”, ka deklaruar Qorraj në intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)