Komuna e Fushë Kosovës ka investuar në “kultivimin” e pulave vojse. Në fillim të javës së ardhshme kjo komunë do t'i blejë nga kompania “Jazi 1” rreth 9 mijë zogj pule. Merret vesh se ajo ka planifikuar fillimisht t'i rrisë në kompaninë ku i ka blerë dhe pastaj do t'ua shpërndajë fermerëve të kësaj komune. Ende nuk dihet se nga sa të tilla do të fitojë secili fermerë, por në tenderin për furnizim komuna ka paguar për këtë punë rreth 40 mijë euro, apo pesë euro për një kokë pule, shkruan Tribuna.
Tenderi mes komunës dhe kompanisë fituese pritet të nënshkruhet më 27 maj. Në Komunën e Fushë Kosovës nuk kanë dashur të thonë asnjë fjalë për këtë punë, edhe pse gazeta ka pritur për dy ditë përgjigje.
Ndërsa, në Ministrinë e Bujqësisë e shohin si jopraktike dhe të paarsyeshme këtë formë të blerjes së pulave, derisa ministria i subvencionon të gjithë fermerët në Kosovë për këtë çështje.
Përfaqësuesit e kompanisë që do ta furnizojë komunën e Fushë Kosovës me pula vojse shpjegojnë se nuk do ta dorëzojnë menjëherë mallin me rastin e nënshkrimit të kontratës.
Bashkim Gashi, përfaqësues i kompanisë “Jazi 1” nga Gjakova, ka thënë se tenderin nga komuna e kanë fituar për t’i rritur këto pula.
Pastaj, sipas tij, ato do t’i marrë komuna dhe do t’i shpërndajë për fermerët e kësaj ane. “Sipas tenderit, me këto para parashihen të kultivohen rreth 9 mijë pula vojse”, ka thënë Gashi.
E, zëdhënësi i komunës se Fushë Kosovës, Ali Topalli, pavarësisht insistimit të gazetës dhe premtimit se do të japë informacione rreth kësaj blerjeje, nuk është përgjigjur fare.
Ai përmes telefonit ka thënë se bëhet fjalë për disa pula dhe kjo çështje, sipas tij, nuk është diçka më madhore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre