LAJMI I FUNDIT:

Publikohet ‘Alfabeti i të Dhënave Personale’

Publikohet ‘Alfabeti i të Dhënave Personale’
Information Privacy on computer keyboard background

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sot lansoi ‘Alfabetin e të Dhënave Personale’, të parin e këtij lloji.

Qëllimi i këtij fjalorthi terminologjik është që t’u shërbejë qytetarëve që të bëhen më të kujdesshëm në publikimin e të dhënave të tyre


Ky alfabet i të dhënave personale është përmbledhje fjalësh e frazash të përzgjedhura, kuptimi i të cilave përshkruan gjendje apo veprim në kuadër të dimensionit të privatësisë, përmes të dhënave personale.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale po e lanson këtë fjalorth terminologjik, duke theksuar një apo më shumë shprehje nga shumica e shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe.

Qëllimi i këtij fjalorthi, i cili është emëruar ‘alfabet i të dhënave personale’ është që t’u shërbejë qytetarëve që të bëhen më të kujdesshëm në publikimin e të dhënave të tyre. Ky fjalorth, i pari i këtij lloji, ofron shpjegime thelbësore për secilën shprehje të paraqitur, e cila shoqërohet me një figurë simbolike.

Ky ‘alfabet’ i është vënë në dispozicion publikut në trajtën e një videoje dhe një albumi fotografik, me përmbajtje të njëjtë dhe si i tillë do t’u shpërndahet sa më shumë përdoruesve të rrjeteve sociale (kryesisht në Facebook) brenda territorit Kosovës.

Agjencia shpreson se dizajni atraktiv dhe përmbajtja thelbësore e këtij fjalorthi do të ndikojë pozitivisht në informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut rreth rëndësisë së mbrojtjes së të dhënave personale, sepse siç theksoi Jeton Arifi, bartës i këtij projekti nga Agjencia, ‘të kesh privatësi nënkupton t’i mbash të dhënat personale nën kontroll, jo domosdoshmërisht t’i mbash ato të fshehta nga të tjerët’. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori