Pse i duhet një “Rilindje” Luginës…?!
Rilindja, si formacion shoqëror, kulturor, ekonomik, arsimor e politik, ka luajtur rol të veçantë në zhvillimin dhe themelimin e shtetit shqiptar. Pas përfundimit të periudhës së romantizmit letrar, në botën shqiptare u shpalos një periudhë tjetër e organizimit shoqëror, ajo e politikës.
Politika shqiptare, në fillim lindi me një parti, për të vazhduar me shumë sish, këtu e një çerek shekulli më parë. Sistemi pluralist, u prit mirë nga shqiptarët, në të gjitha hapësirat e etnikumit shqiptar.
Në Shqipëri dhe Kosovë, vlerat e proceseve politike, manifestoheshin shpesh me reforma e ndryshime, por jo edhe në krahinat tjera shqiptare, të cilat patën e kanë fatin të administrohen nga shtete joshqiptares si Serbia, Maqedonia e Mali i Zi.
Këtë vit, në Shqipëri, e majta shqiptare përmes “Rilindjes” kombëtare, doli një fitimtare e zgjedhjeve të reja, duke i dhënë një shembull të mirë proceseve demokratike shqiptare. Me platformën e “Rilindjes” së rilindur si proces, nuk do të fitoj vetëm e majta shqiptare, por gjithë shqiptarët e Shqipëria. Për një “Rilindje” të tillë ka nevojë edhe Lugina e Preshevës, kjo krahinë e bukur shqiptare, që qeveriset nga Beogradi dhe partitë e shumta politike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Spektri politik shqiptar në Luginë vuan nga lidershipi i saj, i cili në krye të subjekteve politike qëndron me dekada. Nga dy parti politike të lindura pas shembjes së komunizmit njëpartiak, lindën me dhjetëra parti dhe një Këshill Kombëtar, gjysmak. Drejtuesit e këtyre subjekteve politike, pothuajse i kanë privatizuar këto partie dhe jo më kot ato thirren: partia e Rizës, partia e Ragmiut, partia e Jonuzit, partia e Skenderit, Nagipit etj.
Përkundër kësaj ”shumëpartishmërie”, gjendja e shqiptarëve në Luginë, nuk ka ndërruar për të mirë. Të drejtat e shqiptarëve vazhdojnë të shkelen e nëpërkëmben në Serbi, si në kohën e Krajlit, Pashiqit, Rankoviqit, e Millosheviqit.
Partitë politike aktuale dhe Këshilli i ashtuquajtur Kombëtar, e kanë sjellë Luginën e Preshevës buzë një gremine. Këto subjekte politike që përfaqësojnë institucionet komunale dhe Këshilli “Nacional”, nuk janë në gjendje të veprojnë si një trup i vetëm për ta frenuar shpërnguljen e heshtur shqiptare, për t’i mbrojtur vlerat e mirëfillta kombëtare si dhe për ta hartuar një strategji për ardhmërinë politike të këtij rajoni.
Këto subjekte politike dhe ky Këshill “nacional”, i ka përçarë shqiptarët i ka bërë pikë e pesë, ka sjellë në krye të institucioneve njerëz të padijshëm, ka krijuar në kuadër të qeverisjes lokale, pozitë dhe opozitë shqiptare, ka sajuar një abetare pa identitet dhe një revistë pa vlera.
Me kaq nuk përfundojnë hallet e shqiptarëve të Luginës. Këto parti të shumta politike kanë krijuar ndasi të pariparueshme ndërshoqërore, kanë futur gishtat nëpër shkolla, punësim, duke prekur edhe sektorin joqeveritar dhe mediumet. Të gjitha këto janë një realitet i hidhur i veprimit të shqiptarëve në shumë parti e në një Këshill (jo)kombëtar.
Shqiptarët e Luginës, sot, janë të vetmit shqiptarë në hapësirat e etnikumit, që nuk e kanë të zgjidhur me ligj çështjen e përdorimit të simboleve kombëtare e të dygjuhësisë. Shqiptarët janë të privuar nga e drejta për t’i kremtuar festat kombëtare me flamur kombëtar, për ta folur gjuhën shqipe në organet shtetërore, për të qarkulluar lirshëm nëpër çdo kënd të zonave shqiptare, sidomos të atyre që shtrihen përgjatë kufirit shtetëror me Kosovën.
Po, shqiptarët kanë edhe halle të tjera si ato të shkollimit, punësimit, integrimit, rehabilitimit etj. Sot ka pak shqiptar, për të mos thënë hiç, nëpër vendbanime të tëra të Karadakut të Preshevës, Malësisë së Bujanocit e Medvegjës.
Sot, shqiptarët në Luginë, po shpërngulen në heshtje në mungesë të një “Rilindjeje”. Sot, shqiptarët e Luginës vazhdojnë të mbahen nëpër burgje në mungesë të një “Rilindje”, që të përkujdeset për ta dhe familjet e tyre të lëna pas dore. Sot, e kaluar heroike e dëshmorëve të kombit, invalidëve të luftës dhe familjarëve të tyre, po përbuzet e injorohet nga injoranca e atyre që me votat e popullit, bëjnë pazare e kalkulime politike për hir të pushteteve lokale.
Sot, më shumë se kurrë, shqiptarët e Luginës kanë nevojë për një “Rilindje” demokratike në këto hapësira, për ndryshe fati i kësaj krahine të bukur shqiptare do t’i ngjajë përrallës së bukur: “Na ishte një herë një Medvegjë”, të cilën e kujtojmë me mallëngjim e nostalgji!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre