LAJMI I FUNDIT:

PS, 74 mandate, projeksioni: PD 43, LSI 19, PDIU 3, PSD 1 (Video)

PS, 74 mandate, projeksioni: PD 43, LSI 19, PDIU 3, PSD 1 (Video)

Partia Socialiste ka të sigurta 74 mandate në Parlamentin e ri me 140 vende. Edhe pse kanë mbetur dhe disa kuti për të përfunduar numërimi, pavarësisht rezultateve që ato do të prodhojnë duket se tashmë mandatat që fiton çdo forcë politike nuk do të ndryshojnë.

Partia Socialiste rikonfirmohet për një mandat të dytë, por këtë herë, ashtu siç kishte kërkuar prej qytetarëve, vetëm. Kjo është hera e parë që prej vitit 1992 që një parti në Shqipëri siguron e vetme shumicën për të qeverisur.


Partia Demokratike do të ketë në Parlamentin e ardhshëm 43 deputetë, 7 më pak se në mandatin e kaluar. Ndërkaq, LSI do të përfaqësohet me 19 deputetë, duke rritur si numrin e mandateve dhe atë të votave krahasur me zgjedhjet e kaluara parlamentare, por tashmë do jetë në opozitë.

PDIU duket se nuk do të ketë në Parlament kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi, por do të ketë dy deputetë nga qarku i Elbasanit dhe një deputete në Dibër, por kjo e fundi deklaroi menjëherë pas fitores se do të bashkohej me Edi Ramën.

Tom Doshi, i zgjedhur në siglën e Partisë Social-Demokrate në Shkodër ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me kryeministrin. Me këto shifra, kryeministri Rama do ketë në mbështetje të tij 76 deputetë, 8 më pak se 3/5 e Parlamentit. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori