LAJMI I FUNDIT:

“Porta e Ballkanit” – panairi ndërkombëtar “Expokos” nis më 24-27 maj, në Prishtinë

“Porta e Ballkanit” – panairi ndërkombëtar “Expokos” nis më 24-27 maj, në Prishtinë

I njohur si “Porta e Ballkanit”, Panairi Ndërkombëtar EXPOKOS 2017 hapet më 24-27 maj, në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë, dhe njëherit është ndër panairet më të mëdha në rajon dhe i vetmi në vend, i dedikuar ekskluzivisht fushave të ndërtimtarisë, energjisë, pajisjeve teknike dhe patundshmërisë.

EXPOKOS sjell traditën 16 vjeçare të pikëtakimit mes bizneseve të shumta të cilat synojnë zgjerimin e tregut në Ballkan, por edhe më gjerë. I organizuar me standarde të larta nga kompania CEO, e çertifikuar ndërkombëtarisht nga Asociacioni Ndërkombëtar i Panaireve me seli në Francë – UFI, panairi është specializuar tashmë në trajtimin individual të ekspozuesve, bashkëpunëtorëve por edhe vizitorëve të saj.

Panairi EXPOKOS ,në një lokacion ideal, sjell kompani me renome botërore të cilat kanë mundësinë e krijimit të partneriteteve afatgjata por edhe mundësinë e shitjes direkte pranë një numri të madh vizitorësh. Në EXPOKOS, kompani të shumta kanë mundësi të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre duke shfrytëzuar prezencën e institucioneve, mediave, vizitorëve profesionistë e publik. EXPOKOS është vendi ku takohen prodhues dhe furnitorë nga vendi dhe bota të të gjitha fushave të ndërtimit, energjisë, pajisjeve teknike e patundshmërisë dhe si çdo edicion tjetër, edhe kësaj radhe mirëpret pavijone të shumta nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Greqia e shumë të tjera.

Duke e konsideruar Kosovën si qendra që lidh vendet e Ballkanit si dhe duke qenë vendi kyç i zhvillimit të projekteve të shumta, këto pavijone përveç që shpalosin produkte dhe shërbime të shumta të profileve si: energji solare dhe ngrohje, materiale ndërtimore, prodhimi i dyerve dhe dritareve,izolim, ndërtim i konstruksioneve të betonit e mureve, punime hidraulike, përpunim i metaleve, dekorime, roleta, ngrohje qendrore , kalldaja, peletë, pajisje shtepiake, produkte sanitare, laminat,ngjyra, teknologji informative e shumë te tjera, ato poashtu çdoherë shfaqin edhe atraksione dhe performanca të ndryshme për të gjitha palët e interesuara.

E cilësuar si një ngjarje me ndërveprim tejet të fortë në mes ekspozuesve dhe vizitorëve profesionistë dhe mundësi e takimeve të drejtëpërdrejta me distributorët dhe vendimarrësit më të mëdhenj nga industria, EXPOKOS mbetet po ashtu ngjarje entuziaste për profesionistët e ardhshëm të këtyre fushave.

Edhe përgjatë këtij edicioni do të mbeten aktuale projektet me ndikim regjional në sektorin e energjisë dhe ndërtimit, ku panairi EXPOKOS përkujdeset përherë që të vazhdojë traditën e trajtimit të temave të shumta të fushave të ndërtimtarisë, energjisë, pajisjeve teknike dhe patundshmërisë përmes seminareve, punëtorive dhe konferencave të ndryshme, duke kontribuar jo vetëm mbi ngritjen e vetëdijes por edhe informimit të trendeve më të fundit të këtyre lëmive.

Duke u përkujdesur që të ju sjell një larmishmëri nga programi i saj ekspozues, kompania u uron sukses të gjithë ekspozuesve me të cilët bashkërisht tashmë afro dy dekada po kontribuojnë në rritjen e vazhdueshme dhe të qëndrueshme të këtij sektori, si dhe njëkohësisht mirëpret të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e kësaj ngjarje që të lajmërohen në numrin 038 516 013 dhe në uebfaqen e CEO-s. /Telegrafi/