LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e vonesave në ndërtimin e Termocentralit “Kosove e Re”

Pasojat e vonesave në ndërtimin e Termocentralit “Kosove e Re”

Agim Perolli

Edhe pse Kosova vlerësohet si një ndër vendet më të pasura në botë me linjit, ne ende vuajmë nga mungesa e energjisë elektrike. Situatën në të cilën gjendemi tani, ekspertët e kanë paraparë menjëherë pas luftës. Qysh nga viti 2000 janë bërë studime të ndryshme për parandalimin e mungesave të mëdha të energjisë, kërkesa për të cilën për çdo vit  janë rritur me progresion gjeometrik. Kanë defiluar nëpër Kosovë gjatë këtyre viteve shumë ekspertë botëror te involvuar neper konzorciume të ndryshme duke menagjuar me Elektroekonominë e Kosovës. Dhjetëra studime të fizibilitetit nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme që të vazhdohet me inplementime definitive të projekteve. Pas çdo ndërrimi të qeverisë ndërrohej edhe strategjia e zhvillimit të sektorit elektroenergjetik.


Si rezultat, e kemi situatën e tanishme. Aktualisht 85% e konsumit të pergjithshëm të energjisë elektrike varet nga prodhimi i thëngjillit.

Në këto kushte të rënda atmosferike, KEDS-i nuk mund t’i përballoj sfidat që na në menaxhimin e një rrjeti të stërvjetëruar dhe të varur nga importi i energjisë. Ditë për ditë konsumi është duke u rritur gjerë në nivelin rekord të të gjitha kohërave duke arritur vlerën ditore  28000Mw (1166Mw/h). Për ta realizuar këtë prodhim është dashur që në  menyrë të pandërprerë (KEK-u) të punojë me tre  blloqe në TC-A dhe dy blloqe në TC-B, kjo per t’u aritur nuk ka as gjasa teorike. Llogaritja e thjeshtë tregon se edhe me këtë prodhim, në rastin më të mire (3X135)+(2×265) =405+530 do të kishim  vetem 935Mw/h.

935Mw/orë është vlerë e ekzagjeruar dhe ky prodhim kur të mirren parasysh faktorët negativ të gadishmërisë prodhuese, nuk mund të realizohet as për së afërmi. Prandaj planifikimi i Dep. Gjenerimi-t  te KEK-ut parasheh për këtë periodë një prodhim maksimal prej 800Mw/h.

Fakti që vetëm 52% e konsumit të përgjithshëm mbulohet nga prodhimi vendor tregon dhe alarmon problemet  e papërballueshme në elektroekonominë tonë për  eliminimin e mungesave  të mëdha  të grumbulluara vite me radhë .

Për momentin jo që kemi nevojë emergjente për 500Mw e TC Kosova e Re, por realisht edhe 500Mw të tjera për t‘i preventuar situatatat  e krizës energjetike në të ardhmen.

Fatkeqsisht dekada pasuese do të jetë edhe më e vështirë  kur vie puna tek sigurimi i energjisë elektrike. Analizat kanë treguar se situata e tanishme po dëshmon se edhe vendet e rajonit po perballen dhe do të perballen me mungesë të energjisë, kështu që sigurimi i energjisë së nevojshme nga importi do të jetë në momente të caktuara edhe i pa mundur, ose zgjidhja do të lypet në kërkim të energjisë havarike emergjente për të cilën një Mw do të paguhet me çmim astronomik, siç ka qenë rasti këto ditë kur KEDS ka paguar deri në 348 EURO për megavat.

Që tani KEDS/KESCO importojnë 4,5-fish energji mbi plan që nuk mjaftonë as për së afermi  që ta mbuloi tërë konsumin e energjisë në Kosovë.

Kjo situatë e tanishme do të duhej t’i bind të gjithë skeptikët që në çdo mënyrë propagandojnë  kundër elektranave me qymyr duke trampetuar me argumente jo të sakta kundër spjegimeve të ekspertëve vendor dhe botëror që dëshmojnë se orientimi kah termoelektranat me thëngjill vjen nga fakti që  Kosova nuk ka mundësi që të siguroj kapacitete të mjaftueshme të energjisë nga uji dhe era për shkak të pozitës së saj gjeografike.

Janë për t‘u brengosur hapat e ngadalshëm në realizimin e objektivave nga Strategjija e Energjise së Kosovës 2009-2018. Vonesa në çdo lëmi, duke filluar nga koncepti për fuqinë e instaluar, zgjedhjen e konkuruesit  potencial, zgjedhjen e investuesit, kontraktorit , mbikqyrësit, definimin e infrastrukturës ligjore, mënyrës së investimit përmbylljen financiare etj. Kur kësaj i shtohen edhe vonesat në realizimin e projekteve për hapjen e fushës së mihjes së re në një zonë prej 150 km2 ku ka probleme me zhvendosjen e vendbanimeve të tëra(Sibovc,Hade,Shipitull dhe Lajthishtë), atëherë edhe optimistët më të matur janë në dilemë që brenda kësaj dekade do të kemi situatën energjetike, së paku përkohësisht, të zgjidhur.

Ndërtimi i i Tc “Kosova e Re“ është planifikuar të filloj në gjysmën e dytë të këtij viti, që i bie më së largu në muajin shtator. Duhet theksuar se tek ne, planifikimi dhe realizimi vështirë që përputhen, gjithmonë duke u bazuar në rrjedhat e gjërave të gjerëtanishme. Duke e ditur fatin e të gjitha projekteve  kapitale në periudhat e pas luftes, realisht nuk mund të presim që në sektorin energjetikës të jetë ndryshe, edhe pse ky sektor duhet t‘a ketë një tretman më special të cilin e gezojnë të gjitha elektroekonomit simotra.

Çmimi i katërfishuar i megavatit në këtë periudhë paralajmëron një krizë të re energjetike në rajon. Përparsinë që Kosova e ka, duke i pasur resurset, duhet shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe atë në një kohë sa ma të shkurtër.

Edhe pse e kemi të hartuar edhe strategjinë e re 2016-2025, ku parashihen investimet e reja kapitale në Tc-A, pas fillimit të  të punës (komisionimit)Tc-Kosova e Re parashikimet nuk premtojnë shumë nga arsyeja se vonesa e një projekti në sektorin energjetik automatikisht prodhon vonesat tjera në zingjirin e investimeve të reja. Imperativi për ndërtimin e kapaciteteve, të nevojshme dhe të domosdoshme në mbulimin e kërkesave për energji elektrike, kanë argumente të forta, e në instancë të fundit edhe për eliminimin e importeve me çmime astronomike, sidomos në periudha dimërore.

Është koha e fundit që inistitucionet vendore t‘a kenë një çasje shumë më serioze sa i përket sektorit të energjise, sepse ngecjet dhe vonesat në këtë lëmi po prodhojnë edhe probleme të tjera që janë poashtu madhore, siç është ndotja e ajrit. Edhe pse problematika e ndotjes te ne ka marrë një konotacion të gabuar dhe është dramatizuar më tepër se që duhet.

Disa ekolog paraqesin një dukuri të rrezikshme nga arsye së kanë dije të kufizuara për gjërat më të cilat parashihet të arrihet një e mirë dhe në këtë mënyrë vazhdojnë të manipulojnë me gjysmë informata dhe shtyhen gjithkund që të japin mendimin dhe të kyqen në menagjimin e situatës. Më e keqja është se në shumicën e rasteve, këta kanë perkrahjen e pushtetarevë që udhëheqin shtetin sepse këtyre të fundit i përshtaten veprimet populliste edhe pse ato nuk e kanë bazën në fakte reale.

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Kalo në kategori