0Shares

Studimi i shkencëtarëve amerikanë nga Universiteti Duke zbulon se pasojat e keqtrajtimit në fëmijëri mund të vërehen edhe në moshën 26-vjeçare.

Pas përcjelljes së 1 400 personave të moshave prej 9 deri në 26- vjeçare, studiuesit kanë vërtetuar se si ekspozimi ndaj keqpërdorimit nga moshatarët në fëmijëri ndërlidhet me rritjen e trefishtë të rrezikut për depresion, ankth dhe keqpërdorim të alkoolit dhe marihuanës.

Përveç këtyre, te ata pjesëmarrës është vërejtur rreziku gati pesë herë më i madh nga sulmet e panikut dhe agorafobia.

Studiuesit kanë pohuar se mundësitë për depresion dhe sulme të panikut kanë qenë dukshëm të rritura te pjesëmarrësit, të cilët në fëmijëri ishin keqtrajtuar nga moshatarët e tyre. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)