LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku në meshën e Pashkëve: Mos injoroni vuajtjet e emigrantëve

Papa Françesku në meshën e Pashkëve: Mos injoroni vuajtjet e emigrantëve

Në ditën më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, Papa Françesku u kërkoi katolikëve të botës të mos injorojnë vuajtjet e emigrantëve, të të varfërve e personave që janë më të cënueshëm se të tjerët.

Nga bazilika e Shën Pjetrit, ku mbajti në mesnatë meshën e Pashkës, Ati i Shenjtë ritregoi rrëfenjën biblike të nënës së Jezuit, Shën Mërisë dhe Maria Magdalenës, e kujtoi dhimbjen e thellë të tyre ndërsa vizitonin varrin pas kryqëzimit.


Brenga e tyre, – tha Bergoglio gjatë ceremonisë solemne, – mund të shihet sot në fytyrat e shumë grave nëpër botë.

“Nëse përpiqemi ta imagjinojmë atë skenë do të shohim shumë fytyra të tjera në fytyrat e atyre grave; do të shohim fytyrën e nënave dhe gjysheve, do të shohim dhe ato të fëmijëve e të rinjve që mbajnë mbi shpatullat e tyre barrën e rëndë të padrejtësisë dhe brutalitetit. Do të shohim të reflektuar ata që ecin rrugëve të qyteteve tona, e ndiejnë dhimbjen e varfërisë së skajshme, pikëllimin që sjell shfrytëzimi dhe trafikimi njerëzor”, tha Papa Françesku.

Periudhën përpara Pashkëve, Françesku e përdori për të parashtruar vizionin e tij të shërbimit ndaj nevojtarëve. “Të premten e zezë”, ai u ankua se njerëzve tashmë po iu kthehen në zakonshmëri skenat e përditshme të qyteteve të bombarduara e emigrantëve të mbytur.

Gjatë shërbesës së të shtunës, kreu i Kishës Katolike pagëzoi 11 persona, shumica të rritur të konvertuar në Katolicizëm, një nga të cilët shqiptar.

Pikën kulmore të festimeve të Pashkës, e përbën mesha tradicionale e kësaj feste që mbahet në sheshin e Shën Pjetrit, të mbushur zakonisht në këtë ditë nga dhjetëra mijëra besimtare. Papa përcjell me këtë rast mesazhin e Pashkëve dhe bekimin “Urbi et orbi”, drejtuar qytetit dhe botës.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Azia
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Bien në kurthin e Hamasit, vriten katër ushtarë izraelitë

Bien në kurthin e Hamasit, vriten katër ushtarë izraelitë

Azia
Kalo në kategori