LAJMI I FUNDIT:

Orinda Huta e dhënë pas surprizave, flet për “Fustanin e ëndrrave” dhe dashurinë e parë

Orinda Huta e dhënë pas surprizave, flet për “Fustanin e ëndrrave” dhe dashurinë e parë

Orinda Huta është pa dyshim një ndër personazhet më të pëlqyera të ekranit. Ndërlidhja mes televizionit dhe muzikës kanë bërë që të marrë shkëlqimin drej epitet “yll televiziv”, ngase gjithmonë është cilësuar si figura më joshëse e ekranit. Ka disa vite që ajo i ka ikur pak muzikës, por gjithmonë mbetet dashuria e saj e parë.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Orinda ka rrëfyer për më të rejat e saj në jetën private dhe atë profesionale. Ka pak javë që ajo ka nisur transmetimin e dy emisioneve më të reja televizive “Surprisa SD” dhe “Fustani i ëndrrave”, gjersa në prag është edhe martesa e saj, për të cilën këngëtarja preferon ta lërë surprizë…


Orinda, jeni e angazhuar së fundmi me emisionin tuaj më të ri “Surpriza SD”. Na trego pak sip o ju ecën kjo eksperiencë e re?

U bë pothuajse një vit që po punoj për këtë projekt dhe nuk është një eksperiencë si gjithë të tjerat. “Surpriza SD” është një emision që të përfshin realisht. Nuk mund të jesh indiferente përballë historive që përcillen në emision. Secilin prej individëve me sindromën Down ti duhet ta njohësh, e t’i qëndrosh pranë. Nuk janë intervista të zakonshme, nuk mund të jenë takime të zakonshme. Energjia që merr prej tyre është pazëvëndësueshme.

orinda1

Tematika që trajtoni është shumë sociale. Sa jeni e preokupuar me problemet e fëmijëve me sindromë, dhe çfarë mesazhi tentoni të përçoni perms emisionit tuaj?

Njësoj si të gjithë, edhe unë gaboja në formën e të sjellurit dhe në përkufizimin e sindromës Down. Misioni ynë është që të informojmë publikun rreth sindromës Down. Sot e kësaj dite ka ende prindër të fëmijëve me sindromë, që refuzojnë informacionin nga ekspertë nëpër spitale për fëmijët e tyre, dhe preferojnë që ti izolojnë në shtëpi duke i humbur çdo shans për avancim këtyre fëmijëve. Secili prej tyre meriton t’i jepet një shans për të bërë një jetë gjithëpërfshirëse. Edhe pse thuhet se, personat me Sindromën Down nuk mund të arrijnë qëllime normale në jetë, me mbështetjen e duhur, ata munden. Këtu duhet të këmbëngulim fort që prindërit të mos dorëzohen kurrë.

Ndërkohë, publiku shqiptar ju njeh më shumë si këngëtare, por nuk keni qenë shumë aktive viteve të fundit? Pse kjo distancë?

Kanë qenë vite intensive në televizion, të cilat nuk më kanë dhënë shansin të mendoj për gjë tjetër. Muzika kërkon kohën e vet dhe nuk mund të bëhet thjeshtë për numër. Një këngë më shumë në repertor nuk më duhet as mua. Kam disa projekte të bukura muzikore, të cilat janë pothuajse të përfunduara, por nuk dua t’i lansoj pa i dhënë rëndësinë e duhur. Kur dita të ketë 48 orë ndoshta do të kem mundësi ti jap rëndësinë e duhur dashurisë time të parë.

orinda8

Punoni tash e disa vite në platformën “Tring”. Na trego pak sa jeni e lidhur me televizionin, dhe a është për ju më i rëndësishëm se muzika?

Jam shumë e lidhur me televizionin. Është një nga arsyet pse zgjohem çdo ditë herët dhe e mbyll vonë, për të realizuar objektivat që kam lidhur me të. Televizionin e bëj me dëshirë dhe gjithnjë kam punuar fort për të arritur projektet televizive të cilat mbajnë emrin tim. Përve¬ç “Surpriza SD”, aktualisht unë kam një tjetër program i cili ka filluar transmetimin çdo të dielë në Vizion Plus në 20:10. “Fustani i ëndrrave” është një tjetër program që unë e mbaja në sirtar prej vitesh. Nuset e ardhshme do të zgjedhin fustanin e tyre të bardhë me ndihmën e specialistëve, familjarëve dhe miqve të ngushtë. Është një program plot pozitivitet, kjo edhe falë bashkëpunëtorëve të mi. Jam me fat që punoj me njerëz të talentuar, profesionistë dhe miq të mirë për “Surpriza SD” dhe “Fustani i ëndrrave”.

Tash e disa vite jeni e fejuar me Turin, kemi dëgjuar që edhe pak do martoheni? Do na zbulosh pak detaje nga martesa?

Nuk kam çfarë të zbuloj ende, pyesni Geraldina Sposa-n ?.

Dikur keni qenë mjaft e pranishme në festivale, por viteve të fundit jo dhe aq shumë? Pse nuk u referoheni më festivaleve?

Festivali nuk është më në prioritetet e mia. Më mungon koha për t’u marrë me muzikë…

orinda3

Cili mendoni se ka qenë moment juaj më i suksesshëm në karrierë?

Nuk mendoj se e kam arritur ende momentin më të suksesshëm.

Orinda, jeni një ndër këngëtaret më të bukura dhe gjithnjë në formë. Na trego pak si ia arrin që ta mbash në top formë trupin tënd?

Te falenderoj shumë për komplimentin. Përpiqem që të tregoj kujdes për vete, herë duke u marrë me palestër, duke mos abuzuar me ushqimin. Ndërkohë rutina e javëve të fundit ka gjithnjë 50 minuta vrap çdo mëngjes.

orinda4

Çfarë mendimi keni për bashkëpunimet, dhe a keni menduar të vini me ndonjë bashkëpunim në treg?

Jam pro bashkëpunimeve, por siç e ceka më sipër nuk kam mundësi të mendoj për muzikën.

Orinda, faleminderit shumë që ishe pjesë e kësaj intervistë. Çfarë mesazhi do ju jepje lexuesve për fund?

Dashuroni jetën, vendosini vetës qëllime dhe punoni fort për t’ia dalë. Dhe mos harroni të kërkoni bekimin e Perëndisë çdo ditë dhe ta falenderoni për çdo gjë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Pagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?

Pagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?

Botë
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Kalo në kategori