LAJMI I FUNDIT:

Opozita këmbëngul për zgjedhje parlamentare

Opozita këmbëngul për zgjedhje parlamentare

Opozita maqedonase ka theksuar se është këmbëngulëse në kërkesën e saj për zgjedhje të parakohshme parlamentare në pako me ato lokale në Maqedoni.

Kjo është theksuar mbrëmë nga lideri i opozitës dhe LSDM-së, Branko Crvenkovski në protestën e vazhdueshme të opozitës që u mbajt mbrëmë në Strumicë.

“Kthim në Parlament nuk ka, dalja e vetme nga kjo krizë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, edhe ato zgjedhje të drejta dhe demokratike. Këto ditë po zhvillohen ngjarje që do të përcaktojnë të ardhmen e Maqedonisë. Ne nuk do të tërhiqemi nga beteja jonë”, ka thënë Crvenkovski, njofton Ina.


Sipas tij, në Maqedoni po mbizotëron dhe po sundon një regjim, ku populli për shtatë vite ka heshtur dhe ka duruar, nga presionet dhe gënjeshtrat e këtij pushteti. Në tubimin në Strumicë, komunë që drejtohet nga opozita kanë marrë pjesë mbi 15 mijë protestues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori