ATM-ja ku qytetarët nga Kosova dhe vendet e rajonit do të mund të blejnë Bitcoin do të vendoset pranë Qytezës Pejton, rruga Radovan Zogoviq 4/1 në një ambient të qetë dhe të dizajnuar posaçërisht për të.
“Albvision hap dyert për të gjithë të interesuarit që duan të dinë më shumë rreth kësaj ATM-je. Një staf i dedikuar do të ofrojë informacion dhe sqarim për mënyrën e funksionimit të saj dhe jo vetëm.
Nisur nga kërkesa në rritje për krypto valutat në tërësi dhe Bitcoin në veçanti, lançimi vjen një javë pasi Albvision LTD u bë kompania e parë që sjell në Kosovë një ATM të monedhës virtuale”, thuhet në një njoftim për media.
Transaksionet e para do të kryhen vetëm në Bitcoin ndërsa në të ardhmen ajo do të pasurohet edhe me 10 monedha të tjera virtuale.
“Monedhat virtuale bazohen mbi një teknologji të re të quajtur blockchain. Mbi 1.4 miliard dollar janë investuar në teknologjinë blockchain në vetëm tre vitet e fundit sipas Forumit Ekonomik Botëror. Është projektuar se deri në 2027-ën 10% e GDP-së globale do të jetë e ruajtur në platformat blockchain.
Kompania ka deklaruar se së shpejti Tirana dhe Shkupi gjithashtu do të kenë një ATM të monedhave virtuale”, thuhet në njoftim.
Albvision themeluar në 2000 në Kosovë ushtron aktivitetin e saj në sektorët e sistemeve të informacionit dhe sigurisë, bankarë, postarë, energjetik, telekomunikacionit, komunikimit me mbi 10 vite eksperiencë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre