LAJMI I FUNDIT:

Në Dellçevë kërkohen shërbime mjekësore falas për shtatzënat

Në Dellçevë kërkohen shërbime mjekësore falas për shtatzënat

Në qytetin e Dellçevës kanë filluar të mblidhen nënshkrime për të kërkuar kontrolle falas shëndetësore për gratë shtatzëna, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OJQ Kham zbaton fushatën ”Ndal pagesës së paligjshme te gjinekologët amë”, aktivitet që sipas Sanela Abdulova, është në korniza të programit shëndetësor me të cilin dëshirojnë të ngritin vetëdijen te popullsia për rëndësinë e kontrolleve të rregullta gjinekologjike.


Ata kanë për synim edhe ndalimin e pagesës, siç thonë, të paligjshme të kontrolleve te gjinekologu amë.

Përveç Dellçevës, nënshkrime do të mblidhen edhe në Berovë, Pehçevë, e Vinicë. Nënshkrimet do të dorëzohet te Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/